Biznes

SHBA gjobit gjigandin Kinez ZTE me 900 milion dollar

Mar 8 2017
0 Shpërndarje
Gjigandi Kinez i telekomunikacionit ZTE do ti paguajë 900 milion dollar autoriteteve Amerikane lidhur me skandalin i cili ka përfshirë zinxhirin furnizues të kompanisë. SHBA gjobit gjigandin Kinez ZTE me 900 milion dollar Photo Source: Reuters

Edhe pse gjoba e vënë ishte më e lartë sesa pritej, ZTE pati të ardhura të fuqishme për 2016-ën. Një hetim pesë vjeçar doli në përfundimin se ZTE kishte shkelur embargon Amerikane duke blerë pajisje në SHBA dhe shitur ato në Iran.

Por nuk përfundon këtu sepse ZTE kishte shitur 283 produkte telekomunikacioni edhe në Korenë e Veriut.

“ZTE jo vetëm që ka shkelur ligjet e eksportit duke shitur teknologjinë Amerikane në regjime armike si rasti i Iranit, por edhe gënjyen për aktet e tyre ilegale,” u shpreh Avokati i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Jeff Sessions

Kompanisë do ti ndalohen privilegjet e eksporteve në Shtetet e Bashkuara për 7 vitet e ardhshme. /PCWorld Albanian

Tags >

ZTE
Lajmet e fundit>