Siguri

SHBA-ja e papërgatitur ndaj cyber-sulmeve

Jun 17 2010
0 Shpërndarje
SHBA-ja e papërgatitur ndaj cyber-sulmeve

Ekipi US-CERT ka për qëllim mbrojtjen e agjencioneve jo-ushtarake qeveritare ndaj cyber-sulmeve. Por ai nuk mund të monitorojë rrjetet apo të analizojë kërcënimet në kohë reale, thekson raporti, dhe se ka mungesë të autoritetit për të bërë që agjencione tjera federale të bëhen më të sigurta.

Sipas AP, nën-sekretari i DHS Rand Beers tha se DHS është pajtuar që ofrimi i një lloj autoriteti më formal tek ky ekip do të ishte një ndihmesë e madhe.

Por kjo mund të përballet me kundërshtime, pasi që disa anëtarë të Kongresit argumentojnë se masa të këtilla do të duhej të mirren nga Shtëpia e Bardhë dhe Instituti Nacional i Standardeve dhe i Teknologjisë (NIST).

Problemete tjera që u theksuan në raport, përfshinin edhe shpejtësinë glaciale të praktikave punësuese të ekipit. Qysh prej fillimit të vitit të kaluar, ajo ka tentuar që të rris numrin e punëtorëve nga 16 në pothuajse 100, por nevoja për privilegje të sigurisë nënkupton se secili punësim i ri mund të shkoj deri në një vit.

Një projekt veçanërisht problematik i theksuar në raport ishte Einstein, që është dizajnuar të identifikojë futjet e paautorizuara dhe të mbledh informata. Por sipas raportit ai është duke punuar tepër ngadal për të qenë i dobishëm.

Në çfarëdo rasti, Wall Street Journal ka raportuar se disa agjencione federale janë ankuar se nuk po kanë qasje në të dhënat e Einstein.

Lajmet e fundit>