Lajmet

SHBA-ja heq ndalimin e laptopëve për fluturimet ajrore të Etihad, Emirates dhe Turkish Arlines

Jul 5 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë mbeten të bllokuara ende gjashtë kompani të tjera ajrore. SHBA-ja heq ndalimin e laptopëve për fluturimet ajrore të Etihad, Emirates dhe Turkish Arlines Photo Source: BYEANGEL/FLICKR

Shtetet e Bashkuara hoqën ndalimin e laptopëve në fluturime ajrore drejt SHBA-ve për tre kompani ajrore.

Etihad Airways, Emirates Airline dhe Turkish Airlines mund të lejojnë konsumatorët e tyre të mbajnë pajisje elektronike në bordë përfshirë laptopë dhe tabletë për fluturime nga vendet e Lindjes së Mesme drejt SHBA-ve.

Megjithatë mbeten të bllokuara ende gjashtë kompani të tjera ajrore. Ndalimi hyri në fuqi nga muaji Mars nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare duke bllokuar përdorimin e laptopëve në bordet e avionëve që vinin nga 10 aeroporte të Lindjes së Mesme.

Ky ndalim, i paprecedent në histori, thuhet se u aplikua për të rritur sigurinë e SHBA-ve. Ka patur gjithashtu zëra se ndalimi mund të hyjë në fuqi edhe për disa vende Evropiane. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>