Lajmet

SHBA-ja kundërpërgjigjet hakimit të zgjedhjeve presidenciale me sanksione ekonomike ndaj Rusisë

Dec 29 2016
0 Shpërndarje
SHBA-ja kundërpërgjigjet hakimit të zgjedhjeve presidenciale me sanksione ekonomike ndaj Rusisë

Obama meets with Vladimir Putin during the G8 Summit at Lough Erne in EnniskillenAdministrata Obama do të bëjë të ditur ditën e sotme masat kundër Rusisë si kundërpërgjigje ndaj hakimit të zgjedhjeve presidenciale dhe institucioneve politike Amerikane thanë dy zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarët refuzuan të specifikonin masat që Presidenti Obama ka aprovuar por thanë se janë kryesisht sanksione ekonomike dhe kufizime të diplomatëve Rusë në SHBA.

Një vendim i cili gjithashtu pritet të hyjë në fuqi synon të shmangë në të ardhmen ngjarje të tilla duke parandaluar njëkohësisht eskalimin në një luftë kibernetike.

Byroja Federale e Hetimit konfirmoi se Rusia fshihej pas hakimit të Komitetit Demokratik Kombëtar në SHBA. Kremlini vazhdimisht ka mohuar akuzat madje edhe Trump i ka quajtur qesharake. Presidenti i ri i cili pritet të marrë detyrën në Janar kishte kërkuar ndalimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse premtoi kundërpërgjigje ndaj Washingtonit nëse do të kishte sanksione ekonomike. (PCWorld Albanian)

Tags >

RusiaSHBA
Lajmet e fundit>