Siguri

SHBA ka humbur 24,000 sekdarë në një sulm hakerësh

Jul 16 2011
0 Shpërndarje
SHBA ka humbur 24,000 sekdarë në një sulm hakerësh

William Lynn ka shpalosur vjedhjen gjersa po shpaloste strategjinë për cyber-siguri të Pentagonit që përcakton cyberspace’in si një “domen operativ”, të ngjashëm me detin, ajrin dhe tokën, ku forcat Amerikane do të praktikojnë, ushtrojnë dhe bëhen gati për tu mbrojtur ndaj një sulmi.

Lynn ka thënë se vjedhja ka ndodhur në mars dhe besohet që është bërë nga shërbime të huaja të inteligjencës dhe skedarët e kapur janë të ndërlidhur me informata në lidhje me sisteme armatimi dhe pajisje për mbrojtje. 

Ai hodhi poshtë mundësinë për të përcaktuar shtetin që ka bërë sulmin, apo cila kompani është goditur. Lynn shtoi se qeveria do të shpalos koncepte të reja operative përfshirë sensor e softuer e gjëra tjera që duhen për të parandaluar dhe gjetur kod të dëmshëm para se të ndodh sulmi./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>