Siguri

SHBA lider për shpërndarjen e spamit

Jan 12 2011
0 Shpërndarje
SHBA lider për shpërndarjen e spamit

SHBA është renditur në vendin e parë me 18.83 për qind të tërë junk e-mail të dërguar anembanë botës, dhe siç duket ka pësuar edhe një rritje gjatë çerekut të tretë të vitit të kaluar. Në vendin e dytë është renditur India me 6.88%, e ndjekur nga Brazili me 5.04%, Rusia me 4.64%, Britania e Madhe me 4.54%, Franca me 3.45%, etj.

Përveç prodhimit të vëllimi të madh të spamit për secilin shtet në listë, personat që dërgojnë kësi lloj mesazhe janë duke gjetur mënyra tjera më të rrezikshme për të shpërndarë mbeturinat e tyre. Edhe pse emaili mbeturinë bazohet në tema të zakonshme siç janë rastet për reklama për barëra, më shumë e më shumë spam po dërgohet në formë të dërgimit të malware për të vjedhur emra të përdoruesve, fjalëkalime dhe informata tjera personale. Sipas Sophos një formë tjetër e sulmit është edhe peshkimi që dërgon e-mail tek organizata specifike apo njerëz, duke tentuar që zakonisht të arrihet deri tek informatat e fshehta.

Duke përcjellë shkatërrimin e rrjetit Bredolab gjatë vitit të kaluar, nivelit e spam filluan të shënojnë rënie. Spam gjithashtu ka qenë në rëne edhe qysh prej festave të fundvitit, pasi që spamboti Rustock që është përgjegjës për gjenerimin e shumë email mbeturinave të botës, dukej se po vonohej pak si shumë për festa.

Por Sophos beson se shkruesit e malware kanë kthyer vëmendjen e tyre drejt Rustock për ta shtyrë atë drejt detyrave të reja, siç janë instalimi i pop-up reklamave dhe mashtrimin e përdoruesve për  të blerë antivirus fals. Dhe dje, nivelet e spam siç duket filluan sërish të rriten.

Sophos ka kërkuar nga përdoruesit që të kenë vëmendje nga e-mail attacments që vijnë në postën e tyre elektronike dhe gjithashtu kujdes në klikimin e linkave të panjohur, në veçanti të atyre që janë të asociuar me rrjetet sociale.

Lajmet e fundit>