Siguri

SHBA në ndjekje të hajdutëve virtual

Jun 22 2010
0 Shpërndarje
SHBA në ndjekje të hajdutëve virtual

“Kjo është vjedhje e pastër dhe e thjeshtë” dhe duhet të sanksionohet, ka theksuar Biden gjatë një ngjarje me Prokurorin e Përgjithshëm Eric Holder, Sekretarin e Sigurisë së Atdheut Janet Napolitano dhe me zyrtarë tjerë të kabinetit, duke diskutuar rreth mënyrës së implementimit të strategjisë së re.

“Kjo është thyej e vjedh” dhe nuk dallon me një person që ecën rrugës Fifth Avenue dhe thyen dritarën e një dyqani dhe vjedh diçka që është në dritare” tha Biden.

Bizneset amerikane parashikojnë humbje prej miliarda dollarësh çdo vit për shkak të piraterisë dhe vjedhjeve të gjërave duke përfshirë filma, muzikë dhe të mira tjera konsumuese, dhe gjithashtu fajësojnë tregëtinë ilegale edhe për humbje të punëve në SHBA.

Zyra e përfaqësuesve të tregtisë së SHBA-së ka luftuar me mund për të mbyllur faqe në Rusi, Kinë dhe shtete tjera që shesin muzikë dhe filma të piratuar Amerikan.

Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duhejt të rrisin presionin në qeveritë e shteteve të huaja për të fikur faqet që shesin muzikë dhe filma të piratuar Amerikan.

Biden nuk ka përmendur ndonjë emër të ndonjë ueb faqe, por në anën tjetër një raport nnga USTR (US Trade Representative) ka theksuar se Baidu.com që është motor kërkues Kinez, është i lidhur me 50 prë qind deri në 75 për qind të shkarkimeve ilegale të muzikave në Kinë.

Disa ueb faqe Ruse ende ofrojnë shkarkime ilegale, edhe pse një prej ueb faqeve më të mëdha dhe më të ndyta me material ilegal Allofmp3 ishte fikur në vitin 2007, ka  thënë USTR në raportin e saj.

Bizneset amerikane në anën tjetër kanë mirëpritur planin, që ishte mandatuar nga Kongresi Amerikan në vitin 2008 dhe gjithashtu përfshihen edhe hapa për të siguruar që qeveria federale nuk do të blejë të mira ilegale.

Lajmet e fundit>