Analiza

SHBA: Nokia tejkalon Motorola-n në garën e vendit të katërt për smartfonë

Nov 3 2013
0 Shpërndarje
SHBA: Nokia tejkalon Motorola-n në garën e vendit të katërt për smartfonë

Sipas të dhënave të fundit të Counterpoint, Nokia ka fituar “garën” për vendin e katërt në SHBA, duke u bërë prodhuesi i katërt më i madh në vend për tremujorin e tretë të vitit 2013. Kompania finlandeze u rendit në vend të katërt me 4.4% të tregut, pas HTC-së që mban 8.6%.

Ndërsa vendi i parë dhe i dytë mbahen nga Apple dhe Samsung, të cilët po “luftojnë” ashpër me njëri-tjetrin pasi vlerësohet se mbajnë përqindje të njëjtë tregu, 33% secili.

Grafiku i mëposhtëm tregon shpërndarjen e përqindjeve në bazë të kompanive (dërgesat për shitje) për tremujorin e tretë të vitit në SHBA.

Q3-2013-USA-Market-Share-Counterpoint-Research2

Në total, Windows Phone mban vetëm 2% të tregut botëror, por mesa po vihet re kohët e fundit, Nokia po rifiton një pjesë të vogël tregu falë dërgesave për shitje të cilat janë më të mëdha sesa kompanitë e tjera. Kompania ka dërguar për shitje 1.4 milionë pajisje Lumia gjatë tremujorit të tretë të vitit, ku pjesën më të madhe e zinte smartfoni me çmim të ulët, Lumia 520.

Lajmet e fundit>