Analiza

SHBA: Operatorët më të mëdhenj bien dakord për zhbllokimin e telefonëve

Dec 15 2013
0 Shpërndarje
SHBA: Operatorët më të mëdhenj bien dakord për zhbllokimin e telefonëve

E keni parasysh mekanikun e makinës ku shkoni herë pas here? Atë që bën punë të mirë por gjithmonë harron diçka të vogël aty-këtu? Imagjinoni nëse doni të ndërroni mekanikun por nuk e bëni dot pa i kërkuar më parë atij të zhbllokojë diçka në makinën tuaj.

Acaruese apo jo? Kështu ndihen shumë konsumatorë në SHBA, të cilët nuk kanë mundësi të ndryshojnë kompaninë telefonike edhe pasi i kanë përmbushur të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj tyre.

CTIA, grupi që i përfaqëson këto kompani, deklaroi gjatë kësaj jave se të pesë operatorët më të mëdhenj në SHBA (AT&T, Verizon Wireless, T-Mobile, Sprint, dhe U.S. Cellular) kanë rënë dakord vullnetarisht për t’i zhbllokuar telefonët përmes një proçesi më transparent.

Kjo do të thotë se konsumatorët do të kenë mundësi t’i zhbllokojnë tabletët apo smartfonët e tyre. Të vetmet raste kur nuk do të mund ta bëjnë këtë gjë janë ato kur kompania vlerëson se ka një shkelje apo kur telefoni është vjedhur.

Prej kohësh, operatorët telefonikë janë shprehur kundër zhbllokimit, më tepër nga frika e humbjes së konsumatorëve.

Por, për këta të fundit ka qenë shumë e bezdisshme, pasi shumë prej tyre kanë dashur t’i përdorin telefonët jashtë shtetit apo edhe me operatorë të tjerë brenda SHBA-së.

Vitin e kaluar, Librarian of Congress deklaroi se zhbllokimi i telefonëve shkel “Digital Millennium Copyright Act”. Megjithatë, administrata Obama gjithmonë është shprehur kundër kufizimeve për zhbllokimin e smartfonëve apo tabletëve. Mesa duket, tashmë operatorët telefonikë kanë vendosur vullnetarisht për ndryshim. (PCWorld Albanian)

iphone5s-100053609-gallery

Lajmet e fundit>