Harduer

SHBA, rritet numri i përdoruesve të tabletëve

Mar 21 2013
0 Shpërndarje
SHBA, rritet numri i përdoruesve të tabletëve

Tablet usingSiç duket koha e tabletit është duke arritur dhe tani me një shpejtësi më të madhe tek konsumatorët.

Këtë e tregon një studim i bërë nga Deloitte ku raportohet që 36 për qind a banorëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ose të paktën, 36 për qind e amerikanëve që iu përgjigjen anketave online) thonë që e posedojnë një tablet.

Kjo paraqet një ngritje mjaft të madhe, në krahasim me vetëm 13 për qind sa ishin përgjigjur një vit më parë.

Dhe posa posedohet një tablet, ai përdoret për qëllime të ndryshme, e posaçërisht për të shikuar filma. Edhe fëmijët janë përgjigjur që një pesta e tyre– 14 deri në 23 vjeçar – shikojnë emisionet televizive në tabletët e tyre.

Kjo paraqet një ngritje nga vetëm 2 për qind sa ishte një vit më parë. Por kjo pajisje në fakt nuk është e pranishme edhe aq në krahasim me pajisjet e tjera që pëlqehen nga fëmijët.

Ata shikojnë emisionet e tyre televizive përgjatë smartfonëve, konsollave të lojërave, kompjuterëve apo në TV. (PCWorld Albanian)

Tablet tabela

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>