Lajmet

SHBA udhëheq listën e trafikuesve të spamit

Jul 22 2013
0 Shpërndarje
SHBA udhëheq listën e trafikuesve të spamit

Sophos ka zgjedhur listën e vet të shteteve të “pista” që mbështesin spamin për tremujorin e dytë të vitit dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë pozitën e parë.

Me një popullatë prej 300 milionë individëve që e përbëjnë një pjesë të madhe të trafikut online, evangjelisti i sigurisë në Sophos, Paul Ducklin, tha që nuk është befasi që SHBA-ja është në vend të parë.

“Kujtoni që Dirty Dozen (lista me shtetet që e mbështesin spamin) nuk na tregon se nga e ka origjinën spami,” tha ai. “Ajo na tregon se ku mbështetet spami nga hajdutët deri tek viktimat e tyre potencialë.”

Bjellorusia kishte një rritje, duke arritur në vendin e dytë, kurse vendet si Ukraina, Kazakistani dhe Argjentina kanë bërë debutimin e tyre, teksa Franca, Peruja dhe Koreja e Jugut kanë rënë poshtë në listë. Ducklin paralajmëron që një qytetar që është duke qëndruar ligjërisht në një shtet mund të kontribuojë në përfshirjen e shtetit në këtë listë nëse masat paraprake nuk ndërmerren në PC.

“Mund të tingëllojë banale, por siguria vërtet fillon në shtëpi,” tha ai. Sa i përket masave paraprake që mund të ndërmerren nga përdoruesit, Ducklin tha që përfshihen arnimin e vrimave të sigurisë dhe një antivirus i përditësuar dhe të qenit dyshues rreth ngarkesave (ang. attachment) të padëshirueshme dhe ofertave të dyshimta.

“Duke ndërmarrë këta hapa, ju jo vetëm që do ta mbroni veten, por po ashtu do të ndihmoni në mbrojtjen e çdokujt tjetër në të njëjtën kohë,” tha ai. (PCWorld Albanian)

SPAM

Tags >

spam
Lajmet e fundit>