Lajmet

SHBA vë presion ndaj Kinës, pasi kjo e fundit po bllokon Google

Jun 25 2009
0 Shpërndarje
SHBA vë presion ndaj Kinës, pasi kjo e fundit po bllokon Google

Softueri Green Dam Youth Escort është dizajnuar të ndalojë njerëzit që të shikojnë përmbajtje fyese sikurse që janë pornografia apo dhuna. Prej dates 1 korrik, kompanitë kërkohen që ta përfshijnë këtë softuerin në secilin kompjuter të ri të prodhuar prej tyre.

Por sipas përfaqësuesit amerikan për tregëti, Ron Kirk dhe sekretarit komercial Gary Locke, kërkesat bien ndesh me marrëvshjet për tregti të lire me WTO. “Kina është duke i vendosur kompanitë në një pozicion të disfavorshëm duke kërkuar prej tyre, pa asnjë lajmërim publik virtual, të bëjnë para-instalimin e softuerit që duket se ka implikime të cenzurës të bazuara në bord dhe qështje të sigurisë” tha Lock në një deklaratë.

Në letrat e dërguara autoritieteve Kineze, ata kanë fituar Kinën të diskutojë rrugë tjera për të promotuar kontroll prindëror.

Letra gjithashtu i vë në pah edhe qështjet e sigurisë që kanë të bëjnë me softuerin e ri. Hulumtuesit kanë zbuluar se ndikon në performancën e kompjuterëve duke ndalur ueb shfletuesit dhe aplikacionet pa asnjë paralajmërim, përverveç problemeve tjera serioze që shkakton.

Në anën tjetër, qeveria Kineze ka shtyrë një hap më tej fërkimet e saja me Google dhe ka bllokuar qasjen në këtë faqe.

Para një jave, qeveria Kineze akuzoi Google se po lidh përmbajtje pornografike dhe të dhunshme, dhe ka urdhëruar ndalimin e tyre. Me këtë rast ka bllokuar qassjen në një numër të caktuar të rezultateve kërkuese.

Tani duket se Kina ka bërë edhe disa hapa të mëtutjeshëm. Pasi që të mërkurën në mëngjes, përdoruesit Kinez nuk kanë qenë në gjende të kenë qasje në faqet amerikane apo kineze të Google, së bashku me Googlemail.

Lajmet e fundit>