Vëzhgim

SHBA përshëndet cicërimat e Koresë Veriore

Aug 18 2010
0 Shpërndarje
SHBA përshëndet cicërimat e Koresë Veriore

”Ne përdorim Twitter për tu lidhur, informuar dhe debatuar. Ne mirëpresim Korenë Veriore në Twitter dhe në botën e lidhur në rrjet” shkroi Philip Crowley, një zëdhënës i departamentit shtetëror në llogarinë e tij në Twitter.

Mesazhi erdhi një dit pasi Uriminzokkiri, gjëja më e afërt me një ueb faqe që ka ky shtet, themeloi një llogari në Twitter. Llogaria duhet të postojë mesazhe vetëm në gjuhën Koreane por kjo nuk e ka ndalur që të bëhet disi një hit i Twitter. Publiciteti nga lansimi ka rezultuar me më shumë se 5.000 përcjellës.

”Qeveria e Koresë Veriore i është bashkangjitur Twitter, por a është gati që të lejojë qytetarët e saj të lidhen gjithashtu?” pyeti Crowley në llogarinë e tij në Twitter.

Koreja Veriore është një prej vendeve me shoqëritë më të kontrolluara në botë dhe qasja në internet është e kufizuar për të gjithë përveç anëtarëve më të besueshëm të qeverisë. Disa njerëz kanë qasje në një intranet të brendshëm shtetëror, që është një rrjet i mbyllur që bazohet në teknologjinë internetit dhe ofron ueb faqe shtëpiake dhe e-mail me asnjë link drejt botës së jashtme.

Megjithatë kjo pritet të mos ndryshojë gjërat në Korenë Veriore, por teknologjia e shpalosur nuk mund të fiket, por shtetet e izoluara si Koreja Veriore do ta kenë të vështirë të bëjnë avancime në këtë aspekt. /pcworld.al

Lajmet e fundit>