Analiza

SHBA renditet si e 25-ta në botë për nga shpejtësia e lidhjes në Internet

Dec 16 2010
0 Shpërndarje
SHBA renditet si e 25-ta në botë për nga shpejtësia e lidhjes në Internet

Shpejtësia sipas meridianit në SH.B.A. është 3 mbps, një rritje e ndjeshme që nga viti 2009, sipas raportit të lëshuar të mërkuren nga Punuesit e Amerikës për Komunikim (CWA) dhe organizatës së afërt me të Speedmatters.org.

Shpejtësia mesatare e shkarkimit në Korenë Jugore është 34.1 mbps, në Suedi ajo arrin në 22.2 mbps, në Rumani 20.3 mbps dhe në Japoni është 18 mps, sipas këtij raporti.

“Shumë amerikanë janë të mbyllur në internet të ngadalshëm, duke përjashtuar çasjen e shumë aplikacioneve dhe shërbimeve online,” thuhet në raport.

Rreth 1% e lidhjeve në internet në SHBA përputhen me planin e broadbandit kombëtar FCC që shpejtësia e shkarkimi të jetë 50 mbps deri në vitin 2015, thuhet në mes të tjerash në raport. FCC-ja lëshoi këtë plan për broadband më herët gjatë këtj viti.

Rritja ekonomike amerikane varet nga shpejtësia e lartë e broadbandit, shtoi raporti.

Raporti, me numrin e të bazuarëve në provat për shpejtësi të internetit të kryera në mënyrë vullnetare, krahason mesataren e shpejtësisë së internetit në shtetet amerikane. Në mesin e shteteve me shpejtësinë më të madhe për shkarkim renditen shtetet e vogla të lindjes, duke përfshirë Maryland-in, Massachussetss-in dhe New Jersey-in. Shtetet e mëdha të perëndimit, duke përfshirë Alaskën, Montana-an dhe Wyoming-un, kanë shpejtësinë më të vogël.

Rezultatet për shpejtësi janë zhgënjyese, tha Art Brodsky, udhëheqësi për të drejta digjitale nga Njohuria Publike (ang. Public Knowledge). “Industria për broadband e shtetit është shumë më pak e zhvilluar se sa kompanitë besojnë që ne e kemi,” tha ai. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>