Biznes

Shefi ekzekutiv i Apple refuzon rrogën 75 milionë dollarëshe!

May 28 2012
0 Shpërndarje
Shefi ekzekutiv i Apple refuzon rrogën 75 milionë dollarëshe!

Shefi ekzekutiv i Apple ka hedhur poshtë një pasuri marramendëse, përtej ëndrrave të çdo drejtuesi biznesi, duke refuzuar pagesën e dividentave të aksioneve që kompania shpërblen sipas një plani ekzekutiv me vlerë 75 milionë dollarë.
 

Një dokument i dosjes tek SEC (US Securities and Exchange Commission) thotë se, ndërsa punëtorët e tjerë të Apple do të shpërblehen për tremujorin “e ekuivalentëve të dividentit” me aksionet e kufizuara prej 2.65 dollarë për aksion, Tim Cook kërkoi që ai mos të përfshihej në këtë rast.

Edhe pa këto para, Cook (51 vjeçar), është shefi ekzekutiv më i paguari në Amerikë, me shpërblime të mbushura nga suksesi fenomenal i iPad, iPhone e laptopët dhe kompjuterët Mac. Shpërblimet e aksioneve të tij tashmë vlejnë më shumë se 500 milionë dollarë. Edhe pse aksionet janë shtyrë për një kohë të gjatë, ai do të mund t’i marrë gjysmat në vitin 2016, ndërsa tjerat në vitin 2021. Ai merr një rrogë vjetore prej 900.000 dollarë dhe stimuj me vlerë prej 900.000 dollarë.

“Cook, vërtetë nuk i pranoi 75 milionë dollarë”, – tha John Paczkowski, komentator i All Things Digital, një ueb faqe teknologjie. “Kjo është një gjë e mrekullueshme në kohën kur e drejta, lakmia dhe arroganca janë shumë shpesh pjesë e përshkrimit të punës” –  tha Paczkowski, duke shtuar se ky gjest i z. Cook ishte i klasit të lartë. Të Premten vlera e një aksioni të Apple ra pë $ 3.03 për aksion, në $ 562,29. (PCWorld Albanian)

 

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>