Lajmet

Shefi ekzekutiv i Google Eric Schmidt i irrituar me sjelljen e NSA-së

Nov 5 2013
0 Shpërndarje
Shefi ekzekutiv i Google Eric Schmidt i irrituar me sjelljen e NSA-së

Google Chief Eric Schimdt delivers his sShefi ekzekutiv i Google Eric Schmidt është tejmase i irrituar me Agjensinë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së.

Ai ka deklaruar se nëse NSA ka ndërhyrë me të vërtetë në qendrat e të dhënave të kompanisë kjo sjellje është me të vërtetë “skandaloze”.

“Kjo sjellje e organizatës duke sjellë shkelja e të drejtave dhe privatësisë së përdoruesve nuk është aspak e rregullt”, – tha Schmidt në një intervistë për Wall Street Journal gjatë vizitës së tij në Hong kong.

Ai shtoi se është një politikë publike e dëmshme nëse NSA me vërtetë do të ketë mbledhur regjistrimet telefonike për rreth 320 milionë njerëz për të ndjekur 300 njerëz që mund të jenë në rrezik.

Google ka paraqitur tashmë ankesa në NSA dhe gjithashtu ndaj Presidentit Barack Obama dhe anëtarëve të Kongresit , i tha Schmidt WSJ. (PCWorld Albanian)

Tags >

GoogleNSA
Lajmet e fundit>