Lajmet

Shefi ekzekutiv i Intel-it do të dalë në pension në muajin maj

Nov 20 2012
0 Shpërndarje
Shefi ekzekutiv i Intel-it do të dalë në pension në muajin maj

Shefi ekzekutiv i Intel-it, Paul Otellini, do të dalë në pension si një nëpunës dhe drejtor i ndërmarrjes në muajin maj, duke përfunduar një karrierë prej katër dekadash me ndërmarrjen.

Otellini do të pensionohet gjatë një takimi mes poseduesve të aksioneve brenda gjashtë muajve, duke u siguruar që ardhja e shefit ekzekutiv të ri do të kryhet në një mënyrë të rregullt, tha Intel gjatë ditës së hënë.

“Vendimi i Otellinit për të dalë në pension do të sjell në përfundim një karrierë të çmueshme të gati 40 viteve të shërbimit të vazhdueshëm për ndërmarrjen dhe poseduesit e aksioneve të saj”,- tha ndërmarrja.

Otellini ka qenë një “udhëheqës shumë i fuqishëm” i cili “ka menaxhuar ndërmarrjen përgjatë kohërave të vështira dhe tranzicioneve të tregut”,- tha Andy Bryant, i cili është kryetar i bordit, në një deklaratë.

Otellini është shefi ekzekutiv i pestë me radhë i Intel-it në periudhën e ekzistencës së kompanisë prej 45 viteve. (PCWorld Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>