Biznes

Shefi ekzekutiv i Uber Travis Kalanick jep dorëheqjen

Jun 21 2017
0 Shpërndarje
Kalanick u përball me kritika në rritje javët e fundit pas një hetimi në kulturën dhe praktikat e punës së kompanisë që ndihmuan startupin të ngjitej në skenën ndërkombëtare. Shefi ekzekutiv i Uber Travis Kalanick jep dorëheqjen

Shefi ekzekutiv i Uber Technologies, Travis Kalanick, bashkëthemelues i një prej kompanive teknologjike me influencë të lartë, dha dorëheqjen ditën e Marte pas presioneve nga investitorët lidhur me lidershipin e tij.

Largimi i Kalanick shënon fundin e një periudhe plot trazira për kompaninë e cila tronditi industrinë e transportit dhe rregullat e saj në mbarë botën.

Kalanick u përball me kritika në rritje javët e fundit pas një hetimi në kulturën dhe praktikat e punës së kompanisë që ndihmuan startupin të ngjitej në skenën ndërkombëtare.

Presioni ndaj Kalanick erdhi nga investitorët Benchmark, First Round Capital, Lowercase Capital, Menlo Ventures dhe Fidelity Investments.

Vendimi i Kalanick ishte një surprizë për të gjithë ne shprehej një zëdhënës i Uber. Kalanick largohet nga kompania pas një hetimi të gjatë nga autoritetet Amerikane dhe avokatit Eric Holder.

Holder u thirr nga Uber për të hetuar praktikat e saj pasi një ish punonjëse femër akuzoi publikisht kompanitë për atë që ajo e quante ngacmim të rëndë seksual.

Uber vlerësohet me 68 miliard dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>