Biznes

Shefi i grupit Samsung mohon të gjitha akuzat për korrupsion përpara trupit gjykues

Mar 9 2017
0 Shpërndarje
Shefi i grupit Samsung, Jay Y. Lee, mohoi ditën e Enjte të gjitha akuzat ndaj tij në gjykatë në atë që shihet si gjyqi i shekullit i cili ka tronditur skenën politike në Korenë e Jugut. Shefi i grupit Samsung mohon të gjitha akuzat për korrupsion përpara trupit gjykues

Lee akuzohet për dhënie rryshfeti në një skandal korrupsioni rrënjët e të cilit shkojnë deri tek Presidentja e vendit Park Geun-hye e cila është pezulluar nga detyra në Dhjetor.

Lee i cili po mbahet në Stacionin e Policisë së Seulit nuk mori pjesë në seancën gjyqësore. Seanca e radhës do të përcaktohet javën e ardhshme.

Avokati mbrojtës i Lee mohoi çdo akuzë me argumentin se prokuroria speciale ka pranuar si provë biseda të cilat nuk i ka dëgjuar asnjëherë.

Në mesin e akuzave të ngritura ndaj Lee është dhënia e rryshfeteve mikes së presidentes Park, Choi Soon-sil, femra e cila gjendet në qendër të skandalit.

Të premten pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Presidenten Park. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>