Lajmet

Shefi i Cisco-s i kërkon Obama-s që të ndalojë përgjimin nga NSA

May 19 2014
0 Shpërndarje
Shefi i Cisco-s i kërkon Obama-s që të ndalojë përgjimin nga NSA

A Cisco logo is seen at its customer briefing centre in BeijingShefi i lartë ekzekutiv në Cisco Systems i ka shkruar një letër presidentit amerikan Barack Obama duke i kërkuar atij që të ndalojë përgjimin e qeverisë pasi kishin qarkulluar dëshmi që tregonin se Agjencia Kombëtare e Sigurisë kishte ndërmjetësuar tek pajisjet e Cisco-s, tha një zëdhënës i kompanisë gjatë ditës së diel.

Në një letër që mban datën 15 maj, John Chambers, që është shef i lartë ekzekutiv dhe kryetar i gjigantit të pajisjeve të rrjetave, paralajmëroi për një erozion të besimit në industrinë e teknologjisë së SHBA-së dhe bëri thirrje për standarde të reja administrative rreth asaj se si NSA-ja e bën mbikëqyrjen e vet. “Ne thjesht nuk mund të operojmë në këtë mënyrë, konsumatorët tanë na besojnë ne që jemi në gjendje të japim tek pragjet produkte që i përmbushin standardet më të larta të integritetit dhe sigurisë,” tha Chambers në letër.

Letra vjen pasi kishin qarkulluar fotografi në internet që tregonin se si stafi i NSA-së hapte kutitë e pajisjeve të Cisco-s, raporton Financial Times. “Ka pasur dyshime që NSA-ja ka ndërmjetësuar në bartjen e pajisjeve të IT-së nga prodhuesit tek konsumatorët për të ndihmuar në mbikëqyrje dhe për të siguruar informacione në caqet e mbikëqyrjes,” shkruan gazeta.

Dyshimet vijnë nga raporti i mëhershëm nga gazetari i Guardian, Glenn Greenwald, i cili kishte shkruar rreth një numri të dokumenteve të NSA-së që ofroheshin nga ish- kontraktuesi i NSA-së, Edward Snowden.

Në letër, Chambers deklaroi që “nëse këto dyshime janë të vërteta, ato veprime do të thyejnë besimin në industrinë tonë dhe mundësinë që kompanitë e teknologjisë të mund të ofrojnë produkte globalisht.” Në një postim të ndarë në faqen e Cisco-s që daton më 13 maj, këshilltari i përgjithshëm i kompanisë, Mark Chandler, shkroi që “… ne duhet të jemi në gjendje të llogarisim në qeverinë … që të mos ndërhyjë në bartjen e ligjshme të produkteve tona në formën siç i kemi prodhuar ne.” (PCWorld Albanian)

Tags >

CISCONSA
Lajmet e fundit>