Lajmet

Shefi i FBI-së, James Comey: Kina ka hakuar çdo kompani të madhe në SHBA

Oct 8 2014
0 Shpërndarje
Shefi i FBI-së, James Comey: Kina ka hakuar çdo kompani të madhe në SHBA

james-comey-5Në intervistën e parë publike në televizion, shefi i FBI-së në Shtetet e Bashkuara, James Comey paralajmëroi se hakerat kinez kanë ndërmarrë një sulm masiv kibernetik kundër SHBA-së.

Gjatë intervistës ai u shpreh: “Ka dy lloj kompanish në Shtetet e Bashkuara, ato që janë hakuar nga grupet kineze dhe ato që nuk e dinë akoma që janë të hakuara.” Ai pohoi se hakerat kineze kanë aftësitë larta për tu futur në serverët e kompanive amerikane, por nuk janë aq të aftë kur vjen puna tek mbulimi i sulmit.

Comey deklaroi se ata nuk po kërkojnë të përfitojnë nga kartat bankare apo të zbulojnë informacione personale. Në vend të kësaj në një farë mënyrë ata po kërkojnë “sekret” që mund të përdoren në Kinë.

Kryesisht informacione mbi shpikjet apo produktet e reja amerikane në mënyrë që ti kenë të gatshme dhe jo ti shpikin ato nga e para. Ai pohoi se këto sulme po i kushtojnë shuma të mëdha parash qeverisë dhe kompanive amerikane, kjo shifër mund të arrijë deri në disa miliardë dollarë. (PCWorld Albanian)

Tags >

FBIhaker
Lajmet e fundit>