Lajmet

Shefi i hulumtimit në Microsoft merr një rol të ri, do të pensionohet në vitin 2014

Dec 25 2012
0 Shpërndarje
Shefi i hulumtimit në Microsoft merr një rol të ri, do të pensionohet në vitin 2014

Craig Mundie ka lënë rolin e tij si shef i strategjisë dhe hulumtimit për t’u bërë këshilltar i lartë i shefit ekzekutiv, teksa ai zbret në pozitë përpara pensionimit të tij.

Mundie ka udhëhequr strategjinë që kur themeluesi Bill Gates u tërhoq nga puna në kohë të plotë në ndërmarrje në vitin 2006.

Ina Fried e All Things D së pari raportoi gjatë ditës së hënë për këtë lëvizje, duke thënë që ishte lajmëruar në një memorandum të brendshëm nga shefi ekzekutiv Steve Ballmer më 14 dhjetor, që përfshiu po ashtu edhe lajmet që Mundie planifikon të pensionohet në vitin 2014.

Shefi i strategjisë teknike, Eric Rudder, ka marrë pothuajse të gjitha detyrat që i kishte Mundie, duke përfshirë mbikëqyrjen e hulumtimit që bëhet nga Microsoft-i.

Mundie, i cili i mbush plot 65 vjeç në vitin 2014, iu bashkua ndërmarrjes Microsoft në vitin 1992 në divizionin e platformave konsumerike, ku ai menaxhoi prodhimin e Windows CE.

Përpara asaj kohe, ai bashkë-themeloi Alliant Computer Systems, që bëri nënshkrimin për falimentim në vitin 1992 dhe më parë ishte drejtor i objektit për zhvillim të avancuar në Research Triangle Park, në Karolinën Veriore. (PC World Albanian)

Craig Mundie

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>