Biznes

Shefi i Intel-it, Krzanich: Jemi optimist për shitjen e PC-ve dhe tabletëve në gjysmën e dytë të 2014-ës

Jul 16 2014
0 Shpërndarje
Shefi i Intel-it, Krzanich: Jemi optimist për shitjen e PC-ve dhe tabletëve në gjysmën e dytë të 2014-ës

img_9877Shefi ekzekutiv i Intel-it, Brian Krzanich, tha në një konferencë të analistëve që ai është optimist rreth rritjes së shitjeve të PC-ve dhe tabletëve në gjysmën e dytë të këtij viti. Në tremujorin e dytë, Krzanich tha që prodhuesi më i madh në botë i çipeve do të shpenzonte para në marketing dhe lëshim të produkteve të reja, duke përshirë një procesor me emrin Broadwell, që do të mund të ndihmonte në rritjen e shitjeve të PC-ve gjatë gjysmës së dytë. Krzanich tha që Intel arriti fitime më tepër se sa që është pritur në tremujorin e dytë.

Ai po ashtu tha që kompania mbetet me planin që të shes 40 milionë procesorë për tabletë gjatë këtij viti. Në tremujorin e parë, Intel shiti rreth 5 milionë çipë të tabletëve. Në tremujorin e dytë shiti 10 milionë. Ritmi i shitjeve pritet të rritet në gjysmën e dytë, tha ai. Krzanich tha që Intel është duke e bazuar procesorin e vet prej 14-nanometrave në shumë faktorë, ku qarqet janë 14 nanometra larg njëri-tjetrit.

Një nanometër është një e një miliarda pjesë e një metri. Krzanich tha që “Ne jemi duke shitur për konsumatorët sot,” dhe ata konsumatorë do të marrin produkte me fuqi të ulët kompjuterike gjatë vjeshtës. Ato produkte do të jenë të shpejta, shumë të holla dhe do të operojnë për një kohë të gjatë me një mbushje të baterisë. Por përfitimet nga tabletët nuk pritet të shtohen shumë. Sa i përket pajisjeve mobile, Krzanich, tha “Ne kemi pak hapësirë për të përgatitur.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>