Analiza

Shefi i LinkedIn, Jeff Weiner, klasifikohet si CEO që është më i simpatizuari nga punonjësit

Mar 21 2014
0 Shpërndarje
Shefi i LinkedIn, Jeff Weiner,  klasifikohet si CEO që është më i simpatizuari nga punonjësit

DSC_0636_610x380CEO i kompanisë LinkedIn, Jeff Weiner, është mjaft i simpatizuar nga punonjësit e tij, duke marrë kështu vlerësime pozitive dhe duke marrë kurorën e CEO-s më të mirë të vlerësuar për vitin 2014. Ky nder vjen pasi mijëra punonjës i janë nënshtruar një ankete përgjatë të gjitha industrive në faqen Glassdoor. Çdo vit, faqja përpiqet të kërkojë vota dhe publikojë vlerësimet e 50 CEO-ve më të vlerësuar të SHBA-së për kompanitë me të paktën 1,000 punonjës. Këtë vit, sipas Glassdoor, Weiner ka marrë një “vlerësim të përsosur aprovimi prej 100 për qindësh”. Fituesi i vitit të kaluar, CEO i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, këtë vit ka rënë në pozitën e nëntë, ku vitin e kaluar kishte vlerësimin 99 për qind, ndërsa tani 93 për qind.

Weiner e mori “helmetën” e LinkedIn-it në vitin 2009, pasi kishte ushtruar detyrën e zëvendës presidentit ekzekutiv të Divizionit të Rrjetit të Yahoo-së. Që atëherë ai ka parë mjaft shumë faqe të tjera të cilat kanë qenë rrjete sociale për profesionistët dhe ka marrë 259 milionë përdorues. Gjatë vitit të kaluar, Weiner është përqendruar në strategji të reja si vënia në pah e përmbajtjes dhe aplikacioneve mobile për të tërhequr një llojllojshmëri më të gjerë të përdoruesve të bizneseve. Në dhjetor, LinkedIn ishte votuar edhe si kompania e tretë më e mirë në SHBA për të punuar në të.  “CEO është ai që ndihmon në përhapjen e kulturës. Ai e thekson kulturën,” shkroi një zhvillues uebi i LinkedIn për Weiner-in në Glassdoor. “Kolegët janë top nivelet si zhvillues, bashkëpunëtorë dhe të njohur. Udhëheqja është e shkëlqyer. Përfitimet janë të mahnitshme,” kishte shkruar një punonjës tjetër në LinkedIn.

Nga top 50 CEO-t e vlerësuar të kompanive, 14 vijnë nga kompanitë e teknologjisë, duke përfshirë Larry Page-in e Google që ndodhet në pozitën e 10-të, Marc Benioff nga Salesforce që ndodhet në vendin e 12-të, Tim Cook i Apple që ndodhet në pozicionin e 17-të, Jeff Bezos i Amazon-it që ndodhet në pozitën e 32-të dhe të tjerë. Kjo e bën teknologjinë si top industrinë e përfaqësuar në listë. Vitin e kaluar, 20 CEO të teknologjisë e kanë përbërë listën, por disa kanë pësuar rënie, si Larry Ellison i Oracle dhe Michael Dell i Dell-it.

Këtë vit, një CEO femër në sektorin e teknologjisë po ashtu është futur në Top 50-she: Marrisa Mayer e Yahoo-së ka zënë pozitën e 49-të me 79 për qind të vlerësimeve pozitive nga punonjësit. “Marissa është e hatashme dhe ndërmerr hapa guximtar për ta hedhur grepin,” shkroi një zhvillues i lartë i Yahoo-së në Glassdoor. “Për momentin ajo ka erën që po fryn nën krahët e saj. Gjë e mirë për moralin e përgjithshëm.” Derisa lista e Glassdoor-it është një anketë, është më tepër vullnetare se sa shkencore. Shifrat vijnë nga punonjësit të cilët në mënyrë aktive shkojnë në faqe për të vlerësuar kompanitë dhe shefat e tyre. Glassdoor tha që ky raport për Top 50 CEO-t përfshin vetëm CEO-t që kanë marrë vlerësime nga të paktën 100 punonjës gjatë vitit të kaluar. Vlerësimi mesatar i CEO-ve në Glassdoor për të gjithë CEO-t është përafërsisht 65-75 për qind aprovues i mënyrës së punës. (PCWorld Albanian)

image001

Lajmet e fundit>