Lajmet

Shefi i ri i Androidit thotë që softueri Facebook Home edhe mund të bllokohet

May 18 2013
0 Shpërndarje
Shefi i ri i Androidit thotë që softueri Facebook Home edhe mund të bllokohet

Android me gjasë do të mbetet gjithmonë me burim të hapur, por thjesht sa e hapur do të jetë platforma është një çështje në pyetje.

Në një intervistë të fundit për Wired, shefi i ri i Android të Google paraqiti shumëçka nga baza. Ai foli për të ardhmen e Androidit dhe mohoi akuzat që do të mund të bashkohet me sistemin operativ Chrome, por ai po ashtu dha një përgjigje të papritur për pyetjen që për shumë vëzhgues të industrisë: Sa i hapur do të mbetet Android në të ardhmen?

Disa njerëz shqetësohen që Google mund t’i përgjigjet Facebook Home duke bllokuar këtë lloj të qasjes në një lëshim në të ardhmen.

Ne duam të jemi një platformë shumë, shumë e hapur, por ne dëshirojmë një rrugë nga e cila përdoruesit e fundmë janë duke marrë mbi të gjitha një përvojë të mirë. Ne duhet të gjejmë një rrugë për të racionalizuar gjërat dhe ta bëjmë atë ashtu që të ketë kuptim për përdoruesit dhe zhvilluesit. Është gjithmonë një baraspeshim atje. Nuk është ndryshe nga lloji i vendimit që Facebook duhet ta bëjë për platformën e vet. Por për momentin, ne nuk planifikojmë që të bëjmë ndonjë ndryshim – ne jemi të ngazëllyer që ata kanë bërë punë të mirë.

Pritni. Ju jeni duke thënë që ju e doni inovacionin si Home, por në një pikë në të ardhmen ju mund të zgjidhni që një softuer pushtues si ky nuk është i mirë për përdoruesit dhe nuk mund të bëhet në një lëshim të ardhshëm të Androidit?

Jo. Lërmëni ta sqaroj. Përdoruesit duhet të vendosin se cilat aplikacionet dhe çfarë zgjedhje duan ata. Disa përdorues vërtet e duan këtë. Ne nuk duam që të futemi në atë zgjedhje. Në fund, ne duhet të ofrojmë një përvojë të vazhdueshme. Si pjesë e asaj, me çdo lëshim të Androidit, ne shkojmë përgjatë ndryshimeve të drejtpërdrejta. Kështu që ne mund të bëjmë ndryshime gjatë kohës. Por nëse kjo është çfarë duan përdoruesit, unë mendoj që Facebook do të jetë në gjendje që ta bëjë atë. Ne duam që të jetë e mundshme për përdoruesit që të marrin çfarë dëshirojnë.

Ka shumë hapësirë për ta interpretuar atë. Në fund të fundit, duket që nëse Google është duke e lënë derën hapur, por nuk frikësohet që ta mbyllë ngadalë nëse paraqitet nevoja.

Cila mund të jetë nevoja? Google është duke ia lënë atë përzgjedhjes së vet – nëse përcakton që ndonjë aplikacion i caktuar i Androidit është duke rezistuar në mënyrën e përdoruesve “që mbi të gjitha të marrin një përvojë të mirë”, përfundimisht do të mund të bënte bllokimin e softuerit nga platforma e vet mobile. (PCWorld Albanian)

android facebook home

Lajmet e fundit>