Lajmet

Shefi i Windows Steven Sinofsky, lë Microsoft-in

Nov 13 2012
0 Shpërndarje
Shefi i Windows Steven Sinofsky, lë Microsoft-in

Steven Sinofsky, personi që drejtoi punën për sistemin operativ Windows 8 të Microsoft-it, ka lënë kompaninë, sipas një njoftimi dhënë të hënën nga Microsoft-i.

Sinofsky ishte fytyra publike e Windows 8 dhe e ndërfaqes së saj të re Metro, duke postuar edhe përditësime në një blog të Windows 8, që tregonte zhvillimin e sistemit operativ. Ky sistem operativ u hodh në treg në fund të muajit që shkoi.

Largimi i Sinofsky ka efekt të menjëhershëm, sipas Microsoft-it. Kompania do të ngrejë në detyrë Julie Larson-Green, kryeinxhinieri i Windows 7, i cili do të drejtojë të gjitha projektet softuerike dhe harduerike të Windows.

Shefi i zyrës së financës Tami Reller do të marrë përsipër menaxhimin e biznesit të Windows.

Microsoft-i nuk ka treguar arsyet e largimit, por në një deklaratë, shefi ekzekutiv Steve Ballmer e ka falënderuar atë për punën e bërë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>