Blog

Shefi i Uber kërkon falje për sjelljen e tij me një taksist Uber

Mar 1 2017
0 Shpërndarje
Shefi i Uber kërkoi falje pas një videoje të publikuar nga Bloomberg ku ai fyente një shofer të kompanisë së tij. Shefi i Uber kërkon falje për sjelljen e tij me një taksist Uber Photo Source: Getty Images

Reagimi i tij erdhi pasi shoferi Fawzi Kamel u ankua për të ardhurat që gjeneronte si një taksist Uber dhe se kishte humbur vetëm para nga kjo punë.

Në një e-mail të stafit Kalanick tha se ishte i turpëruar për sjelljen e tij dhe pranoi se kishte nevojë të rritej.

Bloomberg publikoi videon e tij  të cilën drejtuesi e kishte kapur në ditët e para të Shkurtit. Pas një debati të nxehtë plot argumente, Kalanick iu drejtua 37 vjeçarit me fjalët:

“Ca njerëz janë të papërgjegjshëm dhe fajësojnë çdo gjë në jetën e tyre përveç vetvetes. Punë të mbarë.”

Në letrën dërguar stafit ai thoshte: “Jam i sigurtë se e keni parë të gjithë videon ku u tregova mosrespektues. Ndihem si turpëruar.” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>