Blog

Shefi i Uber tërhiqet nga bordi këshillues i Trump

Feb 3 2017
0 Shpërndarje
Travis Kalanick, shefi ekzekutiv i Uber, është larguar nga këshilli ekonomik i Trump pas kritikave të ashpra. Shefi i Uber tërhiqet nga bordi këshillues i Trump

Bordi i cili ka në përbërje edhe shefi ekzekutiv të Tesla Elon Musk, pritet të takohet me presidentin ditën e Premte.

Uber është një prej firmave teknologjike më të prekura nga urdhri ekzekutiv për emigrantët. Kompania tha se do të dhurojë 3 milion dollar në mbështetje të masave që do të ndërmerren për të luftuar urdhrin.

Por Elon Musk do të jetë pjesë e takimit të Premten. Në një cicërime në Twitter ai shkruante: “Këshillat thjeshtë shërbejnë për këshillim dhe të jesh pjesë e tyre nuk do të thotë të jesh dakord me çdo gjë që thuhet aty.”

Kompani të tjera që janë pjesë e këshillit hyjnë IBM-ja dhe General Motors. Uber ka qenë në qendër të kritikave që nga ardhja në pushtet e Donald Trump.

Përgjatë fundjavës protestuesit u grumbulluan në disa aeroporte dhe kostoja e udhëtimi drejt tyre me një taksi Uber u rrit ndjeshëm nga kërkesa. Një fushatë e gjërë filloi në rrjete social #DeleteUber.

Uber menjëherë sqaroi se nuk kishte patur për qëllim të ndërpriste protesten thjesht por përpiqej ti ndihmonte njerëzit të shkonin sa më shpejt në destinacion. (PCWorld Albanian)

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>