Blog

Shefi i Uber Travis Kalanick humbet mamanë e tij në një aksident tragjik

May 28 2017
0 Shpërndarje
Prindërit e Travis pësuan një aksident me varkë ditën e djeshme ku mamaja e tij Bonnie Horowitz Kalanick humbi jetën Shefi i Uber Travis Kalanick humbet mamanë e tij në një aksident tragjik Photo Source: Travis Kalanick

Familja e shefit ekzekutiv të Uber Travis Kalanick pësoi një tragjedi këtë fundjavë. Prindërit e Travis pësuan një aksident me varkë ditën e djeshme ku mamaja e tij Bonnie Horowitz Kalanick humbi jetën menjëherë ndërsa babai i tij është në gjëndje të rëndë.

Ishte Uber që lajmëroi ngjarjen në një qëndrim zyrtar.

“Mbrëmjen e kaluar Travis dhe familja e tij patën një tragjedi të vërtetë. Nëna e tij humbi jetën ndërsa babai është në rrezik për jetën. Ngushllimet dhe lutjet tona shkojnë për Travis dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë.”

Thuhet se Travis kishte një marrëdhënie shumë të ngrohtë me prindërit e tij. Në një cicërimë tjetër pak javë më parë ai shfaqej me prindërit derbin e Kentucky.

Bonnie Kalanick ishte 71 vjeçe. /PCWorld Albanian

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>