Lajmet

Shefja e lartë operative e Facebook-ut dhuron gjysmën e pasurisë së saj për bamirësi

May 9 2014
0 Shpërndarje
Shefja e lartë operative e Facebook-ut dhuron gjysmën e pasurisë së saj për bamirësi

670px-sheryl_sandbergPërpjekjeve bujare të Warren Buffett dhe Bill e Melinda Gates për të dhuruar gjysmën e pasurisë gjatë jetës ose pas vdekjes së tyre iu bashkohet edhe zyrtarja e lartë operative e kompanisë Facebook, Sheryl Sandberg, që është miliarderja e parë e vetë-bërë femër e cila tani bëhet femra e dytë pas Sara Blakely të Spanx që jep shumicën e pasurisë që ajo e ka fituar me punë.

Sandberg iu bashkua edhe burri i saj, Dave Goldberg; punonjësi i hershëm i Google, Craig Silverstein dhe gruaja e tij Mary Obelnicki, themeluesi i Kinko-s, Paul Orfalea dhe gruaja e tij, Natalie; dhe manjati transportues skocez Ann Gloag. Ky grup tani përbëhet nga 127 anëtar, nga asnjë sa ishte para katër viteve, por ende më pak se 10 për qind të 1,650 miliarderëve të vlerësuar nga Forbes.

Një grupi i tyre sapo ka përfunduar takimin vjetor, të mbajtur në Santa Barbara, që u përqendrua fuqishëm në bashkëpunim me qeverinë për të rritur ndikimin dhe ndërmarrësinë shoqërore.

Një përqendrim tjetër i takimit ishte: investimi në gra dhe vajza. Sandberg së fundi ka pasur fitime neto rreth 1 miliard dollarë. “Bizneset do të shqetësohen për llojllojshmërinë jo për shkak se duan të bëjnë mirë në botë,” tregoi Sandberg për Forbes më herët gjatë këtij viti.

“Ata do të merren për llojllojshmërinë nëse do t’iu duhet që ta ndryshojnë linjën e tyre të poshtme.” Filantropia i mundëson asaj që të ndjekë qëllimet e saj në këtë fushë në një mënyrë më të lirshme. Dhe tani 44 vjeçarja po dhuron 500 milionë dollarë për këtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>