Harduer

Shefja ekzekutive e HP-së: Chromebook-ët na kanë surprizuar

Mar 5 2014
0 Shpërndarje
Shefja ekzekutive e HP-së: Chromebook-ët na kanë surprizuar

hp-chromebook-11-four-sides-smallGjatë fjalës në një konferencë teknologjike të mbajtur këtë javë, shefja ekzekutive e kompanisë HP, Meg Whitman, tha që ishte e surprizuar nga Chromebook. “Chromebook-ët na kanë surprizuar në zgjerimin që kanë arritur deri tani. Nuk është thjesht për edukim, por është një biznes i vogël”, tha ajo ndër të tjera në konferencën në San Françisko.

“Zhvillimi është shumë më i madh nga sa ne promovuam apo pritëm nga Chromebook-ët. Mesa duket ka një perspektivë të vërtetë për Chromebook-ët në bizneset e vogla e të mesme dhe madje edhe në ndërmarrjet e mëdha.”

Gjithashtu, duke iu përgjigjur komenteve të fundit, e sidomos atyre që nuk janë shumë lajme të mira për Microsoft-in, ajo theksoi sërish strategjinë e HP-së që të zgjerohet përtej Windows. “Ka disa grupe përdoruesish që nuk kanë nevojë për përshtatjen me Windows për laptopin e tyre. Prandaj jam e bindur që ky sistem i shumëfishtë, me arkitekturë të shumëfishtë e me strategji të gjera me prodhuesit, të jetë sistemi i duhur për ne dhe ne do ta ndjekim në treg. Ne do të përpiqemi të jemi prodhuesi lider në pjesën komerciale për Chromebook-ët”.

Nga ana tjetër, analisti Stephen Baker e pranon fragmentimin e tregut. “Fragmentimi i tregut në një numër sistemesh operimi, teknologjish procesori, markash dhe kanalesh, është në vazhdimësi dhe suksesi i Chromebook-ëve është saktësisht për shkak të këtij fragmentimi që ka hapur hapësirën për ne, përdoruesit, që të gjejmë veten tonë në më të duhurin.” Momentalisht HP shet Chromebook 11 dhe Chromebook 14 me çmime respektivisht 279 dollarë dhe 299 dollarë. Samsung ngjiti shkallët në këtë treg me lajmërimin se Chromebook 2 nga Samsung do të prezantohet në prill. Të dyja versionet, edhe Chromebook 11 inç edhe 13 inç do të kenë një procesor Samsung Exynos 5 Octa dhe modeli 13 inç do të jetë i pari Chromebook me rezolucionin 1,920×1,080. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>