Lajmet

Shënjestra e re e hakerave: Rrjetet publike Wi-Fi në aeroporte

Nov 28 2013
0 Shpërndarje
Shënjestra e re e hakerave: Rrjetet publike Wi-Fi në aeroporte

Ngado që të hidhni sytë në ditët e sotme do të shihni njerëz që përdorin pajisje të ndryshme elektronike si: smartfonë, tabletë, platforma lojërash dhe lexues elektronikë.

Pjesa më e madhe e këtyre pajisjeve aksesojnë internetin nëpërmjet Wi-Fi ose vetë pajisja mund të shërbejë si burim Wi-Fi (hot spot). Në shumë aeroporte ose hapësira të tjera publike ofrohet internet Wi-Fi për të gjithë përdoruesit të cilët nuk ngurojnë për t’u loguar në këto rrjete, por a janë të sigurt këta përdorues?!

Lidhur me këtë çështje, presidenti i BBB (Better Business Bureau) Tom Bartholomy, është shprehur: “Hakerat po përfitojnë gjithnjë e më tepër nga udhëtarët që qëndrojnë on line. Ata krijojnë rrjete të rreme Wi-Fi që janë të dizajnuar për të aksesuar të dhënat personale të përdoruesit dhe këta të fundit nuk e kuptojnë fare. ”

Ja si funksionon: Hakerat krijojnë rrjete të rreme Wi-Fi në vende të ndryshme, por aeroportet janë pika e tyre e përqendrimit. Kur përdoruesit kërkojnë për një rrjet Wi-Fi, mund të hasin shpesh një lidhje të disponueshme nën emrin “Free Wi-Fi”. Fatkeqësisht këto rrjete mund të jenë të decentralizuar (ad-hoc ose peer-to-peer). Në qoftë se përdoruesi e akseson këtë rrjet do të ketë mundësi të navigojë në internet, por do e bëjë këtë gjë nëpërmjet kompjuterit të hakerit.

“Ndërkohë që përdoruesi është on line, hakeri akseson të dhëna të tilla si fjalëkalimet, numrat e llogarive të bankave, të kartave të kreditit dhe numrat e sigurisë sociale. Aeroporte në mbarë botën raportojnë vazhdimisht probleme të sigurisë lidhur me internetin Wi-Fi.” – tha Bartholomy.

Disa këshilla nga BBB për udhëtarët që përdorin rrjetet publike Wi-Fi:

– Krijoni lidhje të sigurta. Asnjëherë mos aksesoni rrjete wireless të panjohur, pavarësisht se emri mund të duket në rregull. Hakerat mund të ndryshojnë si të duan emrin e rrjetit të tyre madje, mund të vendosë emër të njëjtë me rrjetin e aeroportit.

– Çaktivizoni lidhjet automatike. Sigurohuni që laptopi juaj nuk i akseson automatikisht rrjetet e hapura pasi në këtë mënyrë pajisja do të lidhet direkt me rrjetin e hakerit pa dijeninë tuaj.

– Çaktivizoni shpërndarjen e dokumenteve (file sharing) që të parandaloni hakerat nga aksesimi i mundshëm i të dhënave tuaja personale.

– Çaktivizoni Wi-Fi Hot Spot në pajisjen tuaj në mënyrë që hakerat të mos kenë mundësi të aksesojnë rrjetin tuaj.

– Krijoni një Rrjet Privat Virtual (VPN) pasi kështu do të parandaloni ndërhyrjen e hakerave në të dhënat tuaja. Në qoftë se pajisja juaj suporton Wi-Fi Hot Spot atëherë duhet me patjetër të krijoni VPN për të parandaluar aksesimin e rrjetit nga persona të paautorizuar. (PCWorld Albanian)

wifi

Lajmet e fundit>