Siguri

Shënjestrat e sulmeve kibernetike të McAfee gjatë vitit 2011

Dec 29 2010
0 Shpërndarje
Shënjestrat e sulmeve kibernetike të McAfee gjatë vitit 2011

McAfee Labs thotë që shërbyesit për shkurtim të lidhjeve, të cilët krijojnë më shumë se 3,000 lidhje të shkurta gjatë minutës, do të jenë caqe të rëndësishme të kriminelëve kibernetikë në vitin 2011. Për shkak se rrjetet shoqërore janë tashmë të mbushura me kriminelë kibernetikë, këto lidhje (ang. links) do të përdoren për porosi të dërguara shumë herë (ang. spam), scam dhe qëllime të tjera keqdashëse, thotë ndërmarrja. Është interesant të thuhet që McAfee kohëve të fundit ka lëshuar shkurtuesin e vet të lidhjeve, McAfee.

Shërbimet për vendndodhje, si Foursquare, Gowalla dhe Facebook Places, priten të jenë si caqe të sulmeve kundrejt sigurisë ashtu që kiberkriminelët mund të shohin në kohë të saktë se kush po cicëron (ang. tweet), ku janë të vendosur ata cicërues, çfarë po thonë, cilat janë interesat e tyre, çfarë sisteme operative dhe çfarë aplikacione janë duke përdorur ata. McAfee thotë që ky informacion personal që është publikisht i shpërndarë i lejon kiberkriminelët që të krijojnë një sulm të shënjestruar.

Natyrisht, celularët pritet që të sulmohen gjatë vitit 2011 pasi shumë përdorues dhe biznese përdorin smartphone. McAfee thotë që kjo rritje në përdorim, e kombinuar me “infrastrukturë të brishtë të celularëve gjatë historisë dhe hapa të ngadalshëm drejt enkriptimit,” do të vendosin të dhënat e përdoruesve të telefonave celularë në një rrezik të madh nga ndonjë sulm.

Apple është një tjetër cak që McAfee e ka vendosur në listë. Plaftorma Mac OS ka qenë e njohur për mbrojtjen nga kiberkriminelët, por McAfee Labs paralajmëron që caqet drejt platformës do të vazhdojnë të rriten, madje edhe duke u ndërlikuar, në vitin 2011. Edhe iPad-ët dhe iPhone-ët si biznese të njohura, do të jenë të rrezikuara nga dalja në shesh e të dhënave dhe identiteteve.

Platformat televizive të lidhura në web si Google TV do të jenë si një shënjestër për aplikacionet të dyshimta dhe keqdashëse, thotë McAfee. Ndërmarrja thotë që këto aplikacione do të shfaqin të dhëna të identiteteve dhe privatësisë dhe do t’i lejojnë kiberkriminelët që të kontrollojnë një llojllojshmëri të pajisjeve fizike përgjatë aplikacioneve të kontrolluar ose të rrezikuar.

Megjithë faqen WikiLeaks, McAfee thotë që viti i ardhshëm do të sjellë më shumë sulme në web me qëllime politike. McAfee Labs thotë që “hakerizmi” do të bëhet një formë e re e protestave politike.

Lajmet e fundit>