Lajmet

Shërbime komunikimi në një ndërfaqe

Mar 10 2009
0 Shpërndarje
Shërbime komunikimi në një ndërfaqe

altDisa gjëra duhet të ndahen me të tjerët, kurse të tjera jo. Keni ç’të tregoni përmes IM? Qasuni te shërbimet tuaja komunikuese përmes një ndërfaqeje të vetme, falas. A është informacioni personal në PC-në tuaj i sigurt? Një skaner sigurie lokalizon problemet dhe ndihmon t’i bllokoni.Po fotot që preferoni t’i ndani në një vend të ri në Web? Lëvizini nga faqja në faqe pa asnjë kosto. Gjithçka fillon me këto shkarkime.

VoxOx Beta
Shumica e njerëzve përdorin shumë vegla për të qenë të lidhur, nga e-mail dhe shërbimet e mesazheve të shpejta, deri tek rrjetet shoqërore dhe telefonat e vjetër. Aksesi te gjithë këto mënyra të ndryshme komunikimi mund t’ju marrë aq shumë kohë, sa që nuk do të keni kohë të bisedoni me shokët apo kolegët. Hyni në VoxOx, një aplikacion falas, që ofron qasje te shërbime të ndryshme për komunikim me zë apo tekst.
Si Skype, VoxOx ju lejon të bëni thirrje me zë dhe video nga kompjuteri drejt çfarëdo pajisjeje, telefon fiks, celular apo PC që ka një numër telefoni. Aplikacioni vjen me 2 orë bisedë falas, dhe ju cakton një numër telefoni të VoxOx. Përfshin gjithashtu postë me audio dhe i dërgon mesazhet në e-mail si bashkëngjitje. Realizimi i një thirrjeje është i lehtë, por kualiteti i zërit luhatet. Por, në përgjithësi cilësia e zërit më pëlqeu.
Ndërfaqja e VoxOx duket si një iPhone dhe kjo është vërtet gjë e mirë. Është sa atraktiv aq edhe i lehtë për ta përdorur. VoxOx është aktualisht në versionin beta dhe është e qartë se i duhen përmirësime. Është një fillim e mirë për një kombinim shërbimesh komunikuese. find.pcworld.com/62078
                                        -Liane Cassavoy

Identity Finder Home Edition
Me Identity Finder Home Edition, mund të kërkoni në kompjuter informacione të ndjeshme, si për shembull për numrat e kartave të kreditit, dhe pastaj të vendosni për mënyrat që do të përdorni për të fshirë apo siguruar të dhënat private. Aplikacioni mund të gërmojë në formate të ndryshme skedarësh, si PDF ose .doc të Microsoft, si dhe në të dhëna të ruajtura nga shfletuesve, si fjalëkalimet, etj.
Për të dhëna të caktuara , si për shembull numrat e kartave të kreditit apo numrat e Sigurimit Social, Identity Finder Home Edition mund të kërkojë automatikisht për formatet e caktuara, pa pasur nevojë të zgjidhni çdo artikull veçmas. Aplikacioni ka një ndërfaqe me pamje të bukur dhe të lehtë për t’u përdorur. Ofron edhe opsione ekstra, si mbrojtje bazike me fjalëkalim, shkatërrues skedarësh dhe mbrojtje me fjalëkalim të skedarëve .zip. Nëse doni të jeni më të qetë dhe të sigurt për të dhënat personale, blijeni për 25$, find.pcworld.com/62077.
                                    -Erik Larkin

Migratr
Nëse keni harxhuar orë të tëra duke ngarkuar fotot në një nga shumë shërbimet e shpërndarjes së fotografive, tani nuk duhet të bllokoheni më me shërbimin që keni startuar. Migratr është falas dhe mund të lëvizë tërë galerinë e fotografive nga një shërbim në tjetrin, me disa klikime. Përkrah shërbimet e ruajtjes së fotografive në shumicën e faqeve të njohura.
Migratr është i shkëlqyer nëse kërkoni thjeshtësi. Në llojin e vet, duket se është vegla më e lehtë për t’u përdorur që kam gjetur deri më tash. Edhe nëse keni arkiva të mëdha fotografish, i gjithë procesi i ngarkimit dhe shkarkimit do të zgjasë pak. find.pcworld.com/62079

Lajmet e fundit>