Lajmet

Shërbime të tjera që do të mbyllen së bashku me Google Reader

Mar 15 2013
0 Shpërndarje
Shërbime të tjera që do të mbyllen së bashku me Google Reader

Deri tani duhet ta keni dëgjuar lajmin që po bën bujë ditët e fundit në internet se Google do të mbyllë shërbimin e lexuesit të RSS-ve, Google Reader.

Por ky shërbim nuk është i vetmi të cilit po i vjen fundi. Kompania ka vendosur të heqë nga qarkullimi edhe disa produkte të tjera online.

Google është shprehur se arsyeja e mbylljes së këtyre shërbimeve është fakti se po përpiqet të përfitojë nga zhvillimi i mundësive të reja duke eliminuar ato të vjetra, të cilat kanë pësuar rënie në përdorim.

Megjithatë, përdoruesit kanë filluar të protestojnë të paktën ndaj mbylljes së Google Reader duke firmosur peticione online, përfshi atë në www.change.org.

Një shërbim tjetër që do të mbyllet duke filluar nga korriku është Google Building Maker, i cili ka ndihmuar përdoruesit në zhvillimin e modeleve tre dimensionale të ndërtesave për Google Earth dhe Maps. Kompania po nxit përdoruesit të përdorin tashmë Google Map Maker.

Nga qarkullimi do të dalë gjithashtu edhe Google Cloud Connect, një plugin që ruante automatikisht skedarët e Microsoft Office nga kompjuterët Windows në cloud tek Google Drive. Instalimi i Google Drive si aplikacion në desktop e lehtëson më tepër këtë proces.

Edhe aplikacioni Google Voice për BlackBerry do të mbyllet duke filluar nga java e ardhshme. (PCWorld Albanian)

Google services

Tags >

GoogleRSS
Lajmet e fundit>