Lajmet

Shërbimet cloud për ruajtjen e muzikës

Dec 6 2012
0 Shpërndarje
Shërbimet cloud për ruajtjen e muzikës

Ruajtja në cloud e ka transformuar mënyrën se si koleksionuesit e muzikës dixhitale i aksesojnë mediat e tyre. Por me gjithë këto shërbime konkurruese hostimi, cilën duhet të zgjedhim?

iTunes

Apple i shtoi programit të tij të menaxhimit të skedarëve media iCloud-in në vitin 2011.

Programi shtesë iTunes Match (25 $/vit) gjen këngët që ndodhen në kompjuterin juaj në Apple’s cloud dhe i lidh ato me llogarinë tuaj.

Në këtë mënyrë, nuk keni pse harxhoni orë të tëra për të ngarkuar gjithë koleksionin tuaj.

Ai ju lejon gjithashtu të bëni “stream” të muzikës që nuk e keni ruajtur.

Google Play

Nëse keni përdorur shumë iTunes-in në të kaluarën, sinkronizimi mes tij dhe Google Play Music (GPM) është shumë i thjeshtë: 

* Shkoni në Google Play Music dhe hapni një llogari

* Shkarkoni dhe ekzekutoni Google Music Manager (punon në Mac dhe Windows).

* Ndiqni instruksionet për të skanuar dhe ngarkuar skedarët nga libraria e iTunes dhe playlistat.

* Kur t’ju kërkohet, lejoni ngarkimet automatike nga iTunes në Google Play.

Anasjelltas, për të sinkronizuar Google Play me iTunes, ndiqni këto hapa:

* Hapni GMM dhe zgjidhni Download

* Selektoni kutizën “Only include songs since last download

* Vendosni librarinë e iTunes si vendndodhja e shkarkimit

Amazon Cloud Player

Sinkronizimi i iTunes me Amazon Cloud Player funksionon pak a shumë si iTunes/GPM por kërkon pak më tepër punë.

* Shkoni në Amazon Cloud Player dhe hapni një llogari

* Amazon përdor programe të ndryshme për të ngarkuar dhe shkarkuar muzikë, kështu që do t’ju duhet t’i instaloni të dyja.

* Bëni Log inACP, dhe klikoni në butonin Import Your Music në cepin e majtë lart. Kujdes—Importer nuk punon në Chrome.

* Ndiqni instruksionet në ekran. Mund ta vendosni të skanojë për këngë kompjuterin tuaj ose mund ta drejtoni tek folderi i iTunes.

* Tek uebfaqja e ACP, shkoni tek Settings -> Your MP3 Settings.

* Vendosni ACP për të shkarkuar blerjet në kompjuterin tuaj si dhe t’i ruajë ato në cloud. Vendosni folderin iTunes si destinacion të ruajtjes.

Spotify

Edhe pse Spotify anon më tepër nga shërbimet streaming, ai ofron edhe playback të skedarëve në kompjuter. 

Sinkronizimi i iTunes dhe Spotify siç e përmendëm më lart nuk mund të realizohet por mund ta përafroni me hapat e mëposhtëm:

* Hapni një shërbim pa pagesë Spotify dhe shkarkoni Spotify desktop app.

* Hapni Spotify dhe zgjidhni Local Files nga lista e navigimit në të majtë.

* Zgjidhni linkun “from your computer” në fillim dhe më pas të gjitha të tjerat tek “show tracks from these sources.”

* Lidhni laptopin dhe pajisjen tuaj mobile me të njëjtin rrjet WiFi. Hapni edhe aplikacionin desktop edhe atë mobile dhe sinkronizoni skedarët mes tyre. (PCWorld Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>