Lajmet

Shërbimet e Google bllokohen në Kinë

Nov 10 2012
0 Shpërndarje
Shërbimet e Google bllokohen në Kinë

Google pranoi që kishte një rënie të trafikut në faqet e veta në Kinë të premten, dhe sipas kompanisë shërbimet e ndërmarrjes atje ishin bllokuar.

Sipas raportit për Transparencë të Google, që monitoron trafikun e faqeve të ndërmarrjes në mbarë botën, të gjitha shërbimet e Google nuk ishin në dispozicion në Kinë.

Uebfaqja Greatfire.org, që monitoron qasjen në internet në Kinë, raportoi gjithashtu që faqet dhe kërkimet në Google ishin bllokuar. “Ne kemi shikuar dhe nuk ka asgjë gabim sa i përket nesh”,- shkroi në një e-mail për Computerworld një zëdhënëse e Google.

Ky bllokim vjen në kohën kur në Kinë po bëhen ndryshime në qeverinë komuniste

Bllokimi ka pasur një ndërprerje për mbi 12 orë dhe vëzhguesit e industrisë do të shikojnë se çfarë do të ndodh kur qytetarët të provojnë të shkojnë online për të shikuar llogaritë e tyre në Gmail ose për të kryer kërkime në Google.

Ky bllokim i fundit vjen teksa Kina është duke bërë ndryshime në qeverinë e vet.

Çdo 10 vite, në Kinë mbahet Kongresi i Partisë Komuniste, që përqendrohet në caktimin e një udhëheqjeje të re. Kongresi i 18-të i Partisë filloi të enjten. (PC World Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>