Lajmet

Shërbimet financiare pushtojnë Messenger në Konferencën F8

Apr 24 2017
0 Shpërndarje
Plot pesë shërbime financiara u prezantuan gjatë javës. Western Union dhe MoneyGram ju bashkuan transfer Wise kur lançuar robotët e komunikimit për transfertat e parave. Shërbimet financiare pushtojnë Messenger në Konferencën F8

Përveç lajmeve të bujshme të realitetit virtual, realitetit të shtuar dhe Platformës Messenger 2.0 që pushtuan dy ditët e konferencës F8 të zhvilluesve të Facebook, disa prej emrave më të mëdhenj në sektorin financiar lançuan shërbimet e tyre në platformën e komunikimit më popullore në botë.

Plot pesë shërbime financiare u prezantuan gjatë javës. Western Union dhe MoneyGram ju bashkuan transfer Wise kur lançuar robotët e komunikimit për transfertat e parave.

Wells Fargo filloi testimet e një roboti për Messenger ndërsa edhe American Express ju bashkua kësaj liste. MasterCard prezantoi shërbimin e pagesave Masterpass. Konferenca F8 shikoi ekspansionin më të madh të shërbimeve financiare në Messenger.

Një robot komunikimi Subway Messenger ofron sandwiche dhe salladë në 26,000 lokacione në Shtetet e Bashkuara. Mastercard në bashkëpunim me distributorin Turk Getir zhvilluan një robot me Masterpass me të cilin konsumatorët mund të blejnë sende në vetëm pak minuta.

Përpjekje të tilla janë pjesë e një iniciative të gjërë nga Mastercard për të sjellur shërbimet e pagesave në aplikacionet e komunikimit dhe asistentët virtual. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>