Biznes

Shërbimet “Office Live” synojnë të rrisin shitjet online

Aug 10 2008
0 Shpërndarje
Shërbimet “Office Live” synojnë të rrisin shitjet online

Office Live është krijuar për të ndihmuar bizneset e vogla në gjetjen e konsumatorëve të rinj online dhe të shtojnë shitjet tek konsumatorët aktualë.Disa shërbime janë falas, ku përfshihet mjaft hapësirë (500MB) për të vendosur një faqe me madhësi modeste. Megjithatë, kostoja e shtesave ekstra mund të ngrihet shpejt.Duhet t’í bësh llogaritë mirë para se të vendosësh nëse Office Live është i mirëapo jo për biznesin tënd.

Çmime të Reja

Office Live vjen në tri edicione, secili me shërbime të ndryshme me parapagim. Pakoja bazë, e quajtur OfficeLive Small Business, ka një numër shtesash, të cilat paguhen. Shërbimi bazë Office Live falas, me reklama, përfshin web hosting e lartpërmendur prej 500 MB, veglat për krijimin e faqes, e-mail (deri 100 llogari me nga 5 GB secila), një subdomain (psh, dyqani.kompaniajuaj.com nëse kompania juaj shet produkte) dhe 50 MB hapësirë për dokumente të biznesit, lista e kontakteve dhe dokumenteve të tjera që mund t’i përdorin deri në pesë përdorues. Reklamat, të cilat paguajnë për shërbimin që ju përdorni, do t’ju shfaqen juve dhe të tjerëve që përdorin llogaritë e biznesit, por jo vizitorëve që vizitojnë faqen tuaj.Mund të shtoni edhe shumë shërbime tjera, si domain të porositur (falas për vitin e parë, pastaj 15 dollarë përçdo vit), hapësirë shtesë për faqen dhe hapësirën e biznesit (5 dollarë për muaj), e-mail pa reklama (20 dollarë për vit), përkrahje për më shumë përdorues të aplikacioneve të biznesit (10 përdorues për 15 dollarë për muaj) dhe një aplikacion i dyqanit e-commerce, i cili do paraqesë produktet, si në faqen tuaj,ashtu edhe në eBay (40 dollarë për muaj).

Shërbimi i listës së e-mail në versionin falas beta, ju lejon të dërgoni deri në 200 porosi, për shembull buletine informative elektronike.Gjithashtu, mund të regjistroheni tek shërbimi AdManager, i cili është një shërbim i reklamimit ‘paguaj për klikim’ (pay-per-click) në motorët e kërkimit e që do të ndihmojë promovimin e faqes tuaj.

Shumica e bizneseve parapëlqejnë këtë mundësi të pagesës në krahasim me mënyrën e vjetër të parapagesës si komplet, pasi paguhet vetëm për ato opsione që besoni se janë të nevojshmepër rastin tuaj. Në mesin e shërbimeve bazë, dizajni ka pësuar përmirësime të mëdha. Bizneset më të vogla mund të përdorin shabllonet standarde për të krijuar një faqe shpejt dhe lehtë. Shërbimi, gjithashtu, ofron opsione të avancuara për krijimin e faqes, si për shembull CSS (Cascading Style Sheets), por këto vegla janë shumë të komplikuara për një përdorues mesatar, i cili nuk është njohës i mirë i teknologjisë.Merrni parasysh se mund t’ju duhet një dizajner profesionist, nëse dëshironi një pamje më të komplikuar dhe më profesionale.

Ndani Informacionet me të Tjerët

Office Live e bën më të lehtë ndarjen e kontakteve me të tjerët. Mund të hyni tek detajet e kontaktit direkt online apo t’i sinkronizoni me Outlook në kompjuterin tuaj. Ngjashëm, mund të përdorni së bashku me përdoruesit e tjerë dokumente të rëndësishme, si kontrata të konsumatorëve, duke i ngarkuar dokumentet nga kompjuteri juaj. Gjithashtu ju mund të shtoni aplikacione, që mund t’i gjeni me pagesë shtesë nga furnizues të tretë tek Office Live Marketplace. Nëse biznesi juaj shet produkte, Store Manager, që ofron kartela të blerjes, mund të jetë një nga risitë më të çmueshme të shërbimeve të reja. Por, regullimi i tij edhe pse i thjeshtë, mund të marrë pak kohë, nëse ofroni shumë produkte. Përveç taksës mujore prej 40 dollarësh për Store Manager, do të duhet të paguani edhe taksën për PayPal për të pranuar pagesa elektronike, ku përfshihen kartat e kreditit më të njohura. Nuk do të keni tarifa ekstra nëse pranoni agesat përmes çekut, transferave bankare, apo parave në dorë, por këto forma të pagesës nuk janë shumë të përshtatshme për blerësit online dhe do të kërkojnë punë shtesë për t’u përdorur nga biznesi juaj. Tarifat e eBay aplikohen gjithashtu nëse vendosni produktet tuaja në këtë faqe të ankandeve.

A është Ky një Sistem i Përshtatshëm për Biznesin tuaj?

Përshtatshmëria e Office Live me biznesin tuaj varet nga madhësia e biznesit, si dhe përzierja e shitjeve tuaja online dhe offline. Mund të blini shërbimet e ngjashme me Office Live nga cilado kompani e njohur që ofron hosting. I vetmi përjashtim është AdManager, i cili ofron shitje me një ndalesë për reklamim në motorët e kërkimit. Derisa AdManager tingëllon shkëlqyeshëm, ai i vendos reklamat paguaj-për-klikim në disa motorë të kërkimit, jo aq të njohur,duke përfshirë ato që drejtohen nga Microsoft dhe Ask. Këta motorë kërkimi kanë më pak se 15% të tregut amerikan të kërkimeve (sipas firmës hulumtuese comScore). Shërbimi kryesor për reklamat paguaj-për-klikim, Google AdWords, mbulon katër herë më shumë të tregut amerikan në krahasim me dManager. Office Live sigurisht, ofron një komplet të gjërave falas, të cilat mund të ndihmojnë një biznes të vogël, sidomos biznese te reja, të cilat i ruhen shpenzimeve, për të krijuar faqet e tyre të para në internet. Shërbimet shtesë mund të jenë të shtrenjta. Krahasoni koston totale të atyre që ju duhen, me koston e shërbimeve të ngjashme nga një kompani që ofron hosting me cilësi të lartë, për të përcaktuar nëse Office Live është e përshtatshme për ju apo jo. Office Live Small Business për momentin është në dispozicion në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe gjendet në testim beta në Francë, Gjermani dheJaponi.

Lajmet e fundit>