Lajmet

Shërbimet online që u prekën nga vjedhja e kredencialeve kërkojnë rivendosjen e fjalëkalimeve

Dec 7 2013
0 Shpërndarje
Shërbimet online që u prekën nga vjedhja e kredencialeve kërkojnë rivendosjen e fjalëkalimeve

Security-Manager's-Journal-Giving-thanks-for-SIEM_394x296Facebook-u, LinkedIn-i dhe shërbime të tjera online u kanë kërkuar përdoruesve të rivendosin fjalëkalimet e tyre pasi u zbulua se një botnet në Holandë kishte vjedhur 2 milionë kredenciale nga këto faqe.

Edhe kompania ADP, e cila bën pagesat e milionë punonjësve në SHBA, e prekur nga kjo vjedhje, u shpreh të mërkurën se kishte bërë rivendosjen e 2400 fjalëkalimeve të klientëve të vet, por tha se nuk beson të ketë pasur ndonjë ndërhyrje në rrjetin e brendshëm.

Ndërkohë, edhe Twitter u ka kërkuar përdoruesve të rivendosin fjalëkalimet e tyre.

Kompania e sigurisë Trustwave deklaroi gjatë ditës së enjte se grupi i vet i sigurisë kishte raportuar se në serverin e botnetit ishin gjetur të dhënat nga faqe të ndryshme të botës, të cilat gjenden në 102 shtete.

Disa prej kredencialeve nuk funksionin më. Facebook-u u shpreh se u kishte shfaqur përdoruesve të prekur tabelën për të ndryshuar fjalëkalimin. “Edhe pse ende nuk janë bërë të qarta detajet, mesa duket kompjuterët e përdoruesve mund të jenë sulmuar nga hakerët të cilët kanë përdorur malware për të vjedhur informacionet direkt nga shfletuesit e tyre ueb,” tha kompania në një deklaratë.

Facebook-u i këshillon përdoruesit të përdorin dy karakteristika: “Login Approvals” dhe “Login Notifications,” të cilat i njoftojnë ata nëse llogaria është aksesuar nga një shfletues tjetër uebi si dhe të kërkojnë një fjalëkalim me një përdorim që ju vjen në telefonin e tyre sa herë që hyjnë në llogarinë e tyre nga një kompjuter që nuk kanë përdorur më parë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>