Softuer

Shërbimet video-chat ju lejojnë të bisedoni ballë për ballë

Dec 9 2009
0 Shpërndarje
Shërbimet video-chat ju lejojnë të bisedoni ballë për ballë

Këto shërbime Voice-over-IP, ju lejojnë gjithashtu të bëni telefonata drejt linjave tokësore dhe atyre celulare, një shërbim për të cilin duhet të paguani (opsione të avancuara si konferenca shumëpalëshe bëjnë pjesë në opsionet me pagesë. Megjithatë, nuk mund të telefononi 911-ën.) Në testet e mia, cilësia e zërit dhe e imazhit në Skype ishte pak më e lartë se ajo në ooVoo.

ooVoo 2.0
Versioni falas i ooVoo përkrah video-thirrje ose thirrje me zë me përdorues të tjerë të ooVoo dhe ju lejon të keni dy apo tre persona në një thirrje. Mund të regjistroni mesazhet video, të ndërtoni një dhomë bisedimi video dhe të shkëmbeni skedarë (deri në 25 MB).
Programi paraqitet me tonet e së zezës dhe grisë, duke e bërë të thjeshtë gjetjen e asaj që kërkoni. Në dritaren fillestare të video-thirrjes, ekranet video të menduara mirë kanë të njëjtën madhësi dhe qëndrojnë krah për krah.
Konferencat video qenë zakonisht të rrjedhshme, me pak deformime, megjithëse tonet e lëkurës ngjanin të zbehta. Cilësia e audios ishte mjaft solide; zërat ishin të pastër, por vura re një sasi të konsiderueshme jehone.
Fatkeqësisht, versioni falas i ooVoo pajiset me reklama të bezdisshme, të cilat zënë pjesën e poshtme të dritares së video-konferencës. Gjithashtu ka reklama edhe në dritaret e komunikimit me tekst.
Miqtë që nuk e kanë programin ooVoo të instaluar, tani mund t’ju thërrasin nëpërmjet internetit. Në ooVoo mund të klikoni një buton, të shkruani adresën e e-mailit të mikut tuaj dhe t’i dërgoni një mesazh. Më pas ai mund t’ju thërrasë nëpërmjet programit. Për sa kohë që miku juaj ka një web kamera, e njëjta pamje do të shfaqet dhe eksperienca është e njëjtë me atë të një video-thirrjeje normale.

Skype 4.0
Skype i ri duket më elegant dhe më i pajisur, por gjithashtu më i ngarkuar dhe zë më shumë vend në desktop.
Skype 4.0 i tregon kontaktet dhe bisedimet në një faqe të vetme. Mund ta ndani faqen, por gjysmat e ndara do të duken akoma më të ngarkuara. Pamja standarde tregon më shumë opsione dhe panelet janë më të mëdha për t’i përmbajtur ato. Për shembull, gjatë një thirrjeje, keni një kuti me foton tuaj (ose ikonën) plus një dritare mesazhi dhe butona për llogarinë Skype dhe opsione personalizimi.
Disa funksione të reja funksionojnë mirë. Tab-i i bisedimeve lejon të kaloni nga video-thirrja në video-thirrje apo chat-e IM. Mua më pëlqen të hyj në një video-thirrje që në fillim; përdoruesit e versioneve të mëparshme të Skype më parë duhet të nisnin një thirrje zanore dhe më pas të hapnin seksionin e video-thirrjeve.
Kompania thotë se cilësia video dhe audio ka përmirësime– edhe në testet e mia zërat tingëllonin pak më të mprehtë se më parë. Nuk dëgjova që të copëzoheshin apo të shtrembëroheshin fjalët, siç ndodhte ndonjëherë me versionin e mëparshëm.
Cilësia video ishte gjithashtu e mirë. Rrjedha kishte ndërprerje minimale dhe vetëm nja dy ngrirje të vogla. Edhe ngjyrat duken më të gjalla dhe më pak të shpëlara.
Megjithatë, disa përdorues aktualë të Skype do preferojnë ta kapërcejnë këtë përditësim. Versioni 4.0 nuk lejon të nisni chat-e të reja publike, megjithëse mund të vazhdoni të merrni pjesë tek ato ekzistuese (Skype thotë se do t’i rishfaqë chat-et publike në versione të mëvonshme).

Lajmet e fundit>