Analiza

Shërbimet VoIP për telefona celularë: A ia vlejnë?

Dec 22 2009
0 Shpërndarje
Shërbimet VoIP për telefona celularë: A ia vlejnë?

Cilësia e telefonatave mbetet problematike, madje ndonjëherë është e neveritshme. Po ashtu shumica e shërbimeve paguhen për minutë, kështu që ju do të mund të kurseni në telefonata të brendshme vetëm nëse e tejkaloni planin e caktuar. Sidoqoftë, nëse bëni shumë telefonata ndërkombëtare, VoIP mund t’ju kursejë shumë. Nga të gjitha shërbimet, EQO pati kualitetin më të mirë të telefonatës, por normat e saj ishin më të larta se të shërbimeve të tjera. Ndërkohë që cilësia e telefonatave të Truphone varionte, në përgjithësi pati kombinimin më të mirë të cilësisë dhe tipareve të tjera, madje edhe çmime të përshtatshme.

Skype për Windows Mobile
Ky shërbim shumë i popullarizuar VoIP (skype.com) vjen në tre versione të ndryshme të telefonave celularë: Skype për Windows Mobile, Skype Lite për telefonat Java si dhe edicioni Android. (Një aplikacion për iPhone është në përpunim e sipër, por gjatë kësaj kohe akoma nuk kemi dëgjuar asgjë për datën e linçimit.) Testova Skype për Windows Mobile 2.5 dhe pata rezultate të përziera. Pas tentimeve të kota për të aktivizuar softuerin e telefonit, shkarkova dhe instalova një HTC Fuze. Ashtu si versioni desktop, Skype Mobile ju mundëson të bëni telefonata pa pagesë tek përdoruesit e Skype, të dërgoni mesazhe me tekst dhe të transferoni skedarë. Duke përdorur tarifat e shërbimeve të Skype, ju po ashtu mund të telefononi edhe në numrat e tjerë jashtë Skype dhe në telefona celularë. Skype bën të ditur se shërbimet e saj punojnë më së miri me Wi-Fi, por mund të funksionojnë edhe me lidhjet për celularë 2G apo 3G. Unë e testova në Wi-Fi, por cilësia e zërit të telefonatave të jashtme të Skype ishte e tmerrshme. Zëri ndërpritej aq shumë, sa ishte fare i pakuptueshëm. Sipas këshillave të Skype, fillova të përdorja kufje. Si rezultat, zëri ishte shumë më i lartë, ndërsa belbëzimet dhe ndërprerjet ishin po aq të pranishme. Të paktën çmimet janë të arsyeshme, duke filluar me 2.1 centë për minutë. Abonimet mujore kushtojnë 2.95 dollarë, ndërsa me 9.95 dollarë në muaj ju mund të bëni telefonata të pakufizuara edhe jashtë Skype në 36 shtete.

Truphone
Truphone (www.truphone.com) punon në telefonat celularë të BlackBerry, iPhone, iPod Touch, Nokia E dhe T-Mobile G1. E provova në gjeneratën e parë të iPhone duke e përdorur lidhjen Wi-Fi. Pasi e shkarkova aplikacionin pa pagesë nga iTunes, ishte gati të punonte brenda disa minutash. Telefonatat në numrat e tjerë të përdoruesve të Truphone janë pa pagesë, ndërsa shërbimi po ashtu ju mundëson të aksesoni shërbimet IM edhe në llogarinë tuaj Skype. Sipas testimeve të mia, cilësia e zërit ndryshonte në masë të madhe. Disa telefonata tingëllonin të zbrazëta, ndërsa të tjerat ishin të zhurmshme. Por shërbimi mund të jetë i përdorshëm dhe duket të punojë shumë më mirë sesa Skype për Windows Mobile. Ka dy opsione çmimesh: Tru Standard (jo pagesë mujore dhe tarifat fillojnë me 5.1 centë për minutë) dhe TruSaver (4 dollarë në muaj, ndërsa telefonatat fillojnë me 2.1 centë për minutë).

EQO
Megjithëse në versionin beta, EQO (www.eqo.com) mbulon telefonatat, mesazhet SMS dhe shërbimet IM. Gjithashtu mbështet edhe AIM, Google dhe Yahoo IM; shpërndarjen e fotografive; mesazhet pa pagesë drejt përdoruesve të tjerë, RSS feeds si dhe postimin apo ndjekjen e përditësimeve të statusit EQO dhe Twitter. Punon në telefona të ndryshëm, si BlackBerry, LG, Motorola, Nokia, Samsung dhe Sony Ericson. Unë e provova në Berry Curve 8900. Instalimi është i lehtë. Për të thirrur një numër, shkruajeni atë në ndërfaqen e EQO-së, pastaj telefoni juaj thërret një numër me qasje lokale, të cilin EQO e përdor për telefonatat tuaja në rrjet. Cilësia e zërit të EQO-së ishte më e mira, megjithatë ende nuk është në cilësinë e telefonatave të një telefoni standard celular. Tarifat e saj janë më të shtrenjta se të shërbimeve të tjera, duke filluar me 2.3 centë për minutë. Madje as telefonatat në numrat e përdoruesve të EQO-së nuk janë pa pagesë. Ato kushtojnë sa gjysma e telefonatave jashtë EQO-së.

Skuku
I ndërtuar për të eliminuar tarifat e roaming-ut ndërkombëtar për telefonatat nga jashtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Skuku (www.skuku.com) kërkon harduer të veçantë: një USB apo një pajisje në të cilën mund të vendosni kartelën SIM të telefonit tuaj GSM. Futeni harduerin në portin e USB-së së PC-së suaj dhe Skuku do t’i drejtojë telefonatat në serverin e vet, i cili përdor informacionet e SIM-it tuaj për t’i vendosur telefonatat virtuale nga transportuesit tuaj në SHBA. Skuku po ashtu është duke punuar edhe për versionin e softuerit të Windows Mobile për pajisjet GSM (aplikacioni për telefonat HTC duhet të ishte i gatshëm gjatë kësaj pranvere). Unë testova një version të mëhershëm në Wi-Fi dhe gjeta njëfarë cilësie. Telefonatat ishin me jehonë, megjithatë mund të dëgjohesha me thirrësin. Ka mundësi që aplikacioni për telefona celularë do të jetë pa pagesë, kurse pagesa e shërbimeve do të jetë e ngjashme me ato të aplikacioneve për PC (2.50 dollarë në ditë ose 12.50 dollarë në muaj). Është i mirë për udhëtarët që telefonojnë në shtëpi, por pagesat me roaming akoma do të aplikohen për telefonatat nga një shtet në tjetrin.

Lajmet e fundit>