Analiza

Shërbimi Apple Pay do të jetë i disponueshëm në 20 tetor në më shumë se 500 banka

Oct 17 2014
0 Shpërndarje
Shërbimi Apple Pay do të jetë i disponueshëm në 20 tetor në më shumë se 500 banka

DSC_4822_verge_super_wideKur kompania Apple prezantoi fillimisht sistemin Apple Pay në eventin e shtatorit, ajo premtoi se gjatë muajit tetor ky sistem do të ishte gati për tu përdorur. Kompania e ka mbajtur premtimin, Apple Pay do të vihet në përdorim përkrah iOS 8.1 që nga data 20 tetor në të gjithë smartfonët iPhone 6 dhe 6 Plus.

Apple është duke punuar me American Express, MasterCard dhe Visa për të lidhur kartat e kreditit me sistemin Apple Pay, kështu që çdokush mund të paguajë përmes këtij shërbimi në dyqane si Walgreen, Macy’s, McDondald’s, Disney etj.

Që nga muaji i shkuar Apple ka shtuar 500 banka që do të përkrahin këtë shërbim. Apple Pay përdor një kombinim të sensorit Touch ID dhe chipit NFC që gjendet në iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus i cili i lejon përdoruesit të identifikohet me gjurmën e gishtave dhe të paguajë në dyqane. Ky shërbim mendohet se do të lehtësojë në sasi të konsiderueshme pagesat në ditët e sotme dhe do të mirëpritet nga publiku. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>