Lajmet

Shërbimi Apple Pay mund të përdoret edhe jashtë SHBA-së

Oct 23 2014
0 Shpërndarje
Shërbimi Apple Pay mund të përdoret edhe jashtë SHBA-së

Apple_Pay_WorldMegjithëse shërbimi Apple Play është lançuar për përdorim vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rezultuar që shërbimi mund të përdoret edhe në vende të tjera në qoftë se rregulloni konfigurimet e telefonit tuaj.

Pronarët e telefonëve iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus filluan të përdornin shërbimin ditën e hënë kur Apple lëshoi përditësimin iOS 8.1 vetëm për këtë arsye. Supozohet që ky shërbim punon vetëm në Amerikë, por në faqe të ndryshme të internetit tregohet që Apple Pay punon edhe në vende të tjera. Pjesëtarët të faqeve të ndryshme në internet arritën që ta përdornin shërbimin Apple Pay në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Australi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Apple Pay nuk është i aktivizuar automatikisht në vendet jashtë SHBA-së edhe në qoftë se keni sistem operativ iOS 8.1, por gjithsesi është shumë e thjeshtë për ta aktivizuar. Në mënyrë që të përdorni këtë shërbim ju duhet që të vendosni rajonin në konfigurimet e telefonit nën opsionin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kësaj do t`ju dalë një opsion për të shtuar një kartë, e cila do të shfaqet në Passbook. Pasi të regjistroni kartën tuaj, ju do të mund ta përdorni shërbimin Apple Pay në vendet që pranojnë pagesa nëpërmjet kartave virtuale që punojnë nëpërmjet wireless. Nuk është e garantuar që Apple Pay do të funksionojë në çdo vend që mbështet pagesat nëpërmjet kartave online. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>