Biznes

Shërbimi Apple Pay pezullohet në shumë dyqane

Oct 26 2014
0 Shpërndarje
Shërbimi Apple Pay pezullohet në shumë dyqane

apppay90adfLista e dyqaneve që do të përdornin Apple Pay si fillim ishte shumë e gjatë dhe impresionuese, por ditët e fundit disa dyqane të mëdha e kanë bllokuar këtë shërbim për mos ta përdorur më. Ekspertët mendojnë se kjo ka ndodhur si shkak i një teknologjie të re pagesash që do të vihet në zbatim në vitin 2015.

Mësohet së Apple Pay nuk po përdoret më në terminalet NFC dhe CVS që prej 3 ditësh. Në një postim në Twitter, një punonjës i CVS shkruante se kompania e tij ka bllokuar pagesat NFC që të shtunën. Një tjetër shkruante se si Rite Aid e mbështeti këtë shërbim pagesash në fillim, e vuri atë në përdorim të mërkurën dhe e mbylli të enjten.

Një kompani ka deklaruar se ka ndërmarrë këtë veprim si pasojë e politikës së saj të re, ajo shton se po punon më një grup më të madh firmash tregtare për të zhvilluar një shërbim pagesash të ri me anë të telefonit i cili pritet të lançohet në fillim të 2015.

Në vend të kësaj, këto dyqane po përdorin aktualisht pagesat me anë të QR Code. Këto veprime të ndërmarra nga shumë dyqane, priten të ndikojnë negativisht në opinionin e publikut dhe akoma më tepër tek përdoruesit e Apple Pay. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>