Lajmet

Shërbimi “BBC iPlayer” tani i disponueshëm në Windows Phone

Mar 8 2013
0 Shpërndarje
Shërbimi “BBC iPlayer” tani i disponueshëm në Windows Phone

BBC iPlayerBBC iPlayer do të jetë shërbimi më i ri i disponueshëm për Windows Phone.

Për sigurimin e tij nuk është e nevojshme që të drejtoheni në dyqanet online të aplikacioneve pasi firma ka në plan ofrimin e këtij shërbimi nëpërmjet internetit dhe jo në formën e një aplikacioni të zakonshëm.

Aksesi në faqen ueb të iPlayer së bashku me një plug-in të përshtatshëm Media Player do të mundësojë transmetimin e lajmeve dhe materialeve të pafundme, megjithatë nuk do të jetë e mundur që përdoruesit të shkarkojnë programe që mund t’i përdorin edhe kur të jenë offline.

iPlayer do të jetë i disponueshëm për pajisjet me Windows Phone 7.5 dhe Windoes Phone 8, por nuk dihet akoma data zyrtare e aktivizimit të këtij shërbimi.

BBC njoftoi se më vonë ky shërbim dë të ofrohet dhe për sistemet e tjera operative si iOS dhe Android, madje tek ky i fundit do të mundësohet dhe shkarkimi i përmbajtjes për t’u lexuar më vonë.

BBC iPlayer është një prej emrave të mëdhenj që i mungon Windows Phone, i cili numëron deri tani 130 000 aplikacione të disponueshme. Disa emra të tjerë që mungojnë në listën e aplikacioneve janë Dropbox dhe Instagram. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>