Lajmet

Shërbimi Cortana, së shpejti i pranishëm në Mbretërinë e Bashkuar

Jul 28 2014
0 Shpërndarje
Shërbimi Cortana, së shpejti i pranishëm në Mbretërinë e Bashkuar

gsmarena_001 (2)Një nga opsionet e telefonëve Windows 8.1 është edhe shërbimi me zë i ngjashëm me Siri-n, Cortana. Ky shërbim është i përdorshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithatë së shpejti do të jetë i pranishëm edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Versioni në Shtetet e Bashkuara i Cortanës ka zërin e Jen Taylor, i njëjti person që i dha zë shërbimit Cortana në lojën e famshme Halo. Ideja e Cortanës u mor nga Windows pikërisht nga kjo lojë.

Versioni i Cortanës në Mbretërinë e Bashkuar do të vijë me një zë tjetër me theks britanik në mënyrë që vendasit ta kenë më të thjeshtë përshtatjen me këtë shërbim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>