Lajmet

Shërbimi Digg Reader lançohet më 26 qershor

Jun 18 2013
0 Shpërndarje
Shërbimi Digg Reader lançohet më 26 qershor

Digg planifikon që të lëshojë shërbimin e vet të ri RSS gjatë javës së ardhshme duke iu mundësuar përdoruesve qasjen më 26 qershor, ka lajmëruar faqja në një postim të bërë në blog të hënën.

Versioni i parë i lexuesit që iu mundëson përdoruesve që të fusin furnizuesit dhe folderët nga shërbimi që pritet të shuhet së shpejti, Google Reader, do të ketë funksionet bazike, së bashku me një vegël që iu mundëson përdoruesve të vendosin në pjesën e sipërme ata artikuj që i mendojnë si më të rëndësishmit. Digg premton që të shtojë edhe veçori të reja në muajt e ardhshëm.

Google lajmëroi gjatë marsit që më 1 korrik do të shuajë lexuesin e vet RSS.

Digg tha që ka anketuar 18,000 njerëz për të marrë reagime në lidhje me zhvillimin e lexuesit. Si rezultat, Digg premton lexues të ri – të quajtur Digg Reader, që do të ketë një “përvojë të pastër të leximit”, aplikacione mobile që sinkronizohen me versionin e ubeit dhe mbështetje për abonim, shpërndarje, ruajtje dhe organizim.

“Duke e ditur intervalin e ngjeshur kohor për këtë vrap, ne vendosëm herët që ne kishim nevojë të përqendrohemi në një lloj të përdoruesit. Ne pyetëm veten kush do të humbiste më së tepërmi me shuarjen e Google Reader dhe përgjigja ishte e qartë: përdoruesit e fuqishëm, njerëzit që varen në disponueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe shpejtësinë e Reader çdo ditë,” thuhet në blogun e Digg. “Lajmi i mirë është që këta përdorues janë po ashtu të etur që të kontribuojnë në procesin e zhvillimit.”

Digg tha që do të shtojë edhe më tepër veçori në dy muajt pas lëshimit, duke filluar me një aplikacion për Android dhe integrim me shërbime të tjera si Buffer, Evernote dhe IFTTT. Kjo ndërmarrje planifikon po ashtu që të shtojë vegla për të radhitur, filtruar dhe vlerësuar listat e leximit dhe furnizuesit duke u bazuar në rrjetin tuaj, interesat tuaja dhe pëlqimet tuaja.

Digg po ashtu do të përmirësojë shpejtësinë e lexuesit dhe do të vazhdojë të marrë reagime nga përdoruesit. Pasi të kenë përfunduar këto, veçoritë e ardhshme të Digg janë kërkimi dhe njoftimet. (PCWorld Albanian)

digg reader

Tags >

Google
Lajmet e fundit>