Biznes

Shërbimi i hartave Here me partneritete të reja në tregun Aziatik

Dec 27 2016
0 Shpërndarje
Shërbimi i hartave Here me partneritete të reja në tregun Aziatik

facebook-here-maps-android-novet-3-930x698Një vit pas u shit nga Nokia, shërbimi i hartave Here bëri të ditur ditën e sotme se ka shitur 10% të aksioneve tek investitorë të rinj si pjesë e një lëvizjeje strategjike në tregun kinez.

Në një postim në blog ditën e sotme, Here konfirmoi se kjo përqindje aksionesh u shit tek kompania kineze Navinfo, gjigandi Tencent dhe firma me seli në Singapor, GIC.

Në Dhjetor të vitit të kaluar, Nokia shiti Here tek një konsorcium i prodhuesve Europian të makinave Audi, BMW dhe Daimler për 3 miliard dollar. Objektivat parësor të Here tashmë janë partneritet e reja në tregun kompetitiv aziatik.

Megjithatë analizimi i tregut të shërbimit të hartave është pothuajse e pamundur sepse ekzistojnë pak të dhëna. Megjithatë Google dhe Apple konsiderohen si dy lojtarët madhor.

Në Kinë, Baidu ka avantazh të qartë dhe nuk kanë munguar partneritetet me Here në të kaluarën. Por është një sektor ku Here dominon, 80% e sistemeve të lokalizimit të makinave mundësohen nga Here. Dhe kjo ka qenë arsyeja kryesor pse tre prodhuesit e shquar Europianë e blenë.

Marrëveshja e re pritet që ti ofrojë biznesit dhe industrisë në Kinë një alternativë të re me fokus të veçantë tek prodhuesit kinez të makinave. (PCWorld Albanian)

Tags >

Here
Lajmet e fundit>