Biznes

Shërbimi Hulu raporton 695 milionë $ të ardhura në vitin 2012

Dec 19 2012
0 Shpërndarje
Shërbimi Hulu raporton 695 milionë $ të ardhura në vitin 2012

huluHulu, shërbimi i videove streaming online me pagesë, ka mundur të sigurojë 695 milionë dollarë të ardhura këtë vit.

Ky lajm është konfirmuar nga shefi ekzekutiv i shërbimit Hulu Jason Kilar. Ai gjithashtu ka konfirmuar se të ardhurat ishin rritur 65 për qind në krahasim me vitin 2011.

Gjithashtu numri i pajtimtarëve që paguajnë për këtë shërbim është rritur me 50 përqind, në më tepër se tre milionë, përkundrejt parashikimeve të të gjithë skeptikëve që dyshonin për qëndrueshmërinë e një modeli të tillë biznesi.

Gjithashtu, kompania ka investuar më tepër se 500 milionë dollarë në blerjen e programeve në vitin 2012. (PCWorld Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>